Si ka mundësi të pikëllohesh, ndërsa Zoti yt është Allahu?!

770

Një njeri e pyeti detarin: “Ku vdiq babai yt?”

Detari: “Në det.”

Njeriu: “Po ku vdiq gjyshi yt?”

Detari: “Në det”.

Njeriu i habitur bërtiti: “Dhe ti akoma lundron në det pas gjithë kësaj?!”

Detari buzëqeshi dhe iu përgjigj me të njëjtat pyetje: “Po ku vdiq babi yt?”

Njeriu: “Në shtratin e tij.”

Detari: “Po gjyshi yt?”

Njeriu: “Në shtratin e tij.”

Detari me një buzëqeshej në fytyrë i tha: “Dhe ti akoma shtrihesh në shtrat pas gjithë kësaj?”

……………………………

Andaj, nëse vendos të bësh diçka, besimi në Zotin  le të jetë anija e cila do të dërgojë drejtë qëllimeve.

Nëse dita nuk është në favorin tënd, lute Zotin tët lehtësojë rrugën tënde të jetës.

Dije se Allahu i Madhërishëm e di atë që fshehin shikimet dhe atë që mbajnë gjokset.

Ji mirënjohës që je gjallë dhe dije se kjo dunja është në ndryshime të vazhdueshme.

Dije se nuk është lehtë të ecës në rrugët e dunjasë. Nëse do të ishte ashtu, nuk do të ishte durimi një nga dyert e xhenetit.

I thanë një njeriu të devotshëm: “Çka do të thotë: “sabrun Xhemil” – durim i bukur? Ai u përgjigj: “Kjo do të thotë: kur të sprovohesh me ndonjë sprovë, zemra yte të thotë: “Elhamdulilah”.

Pse vallë, të jemi të pikëlluar, ndërsa Zoti ynë është Allahu?!

Pse të qajmë, kur na mjafton Zoti?!

Pikëllimi dhe mërzia ikin me sexhde, gëzimi vjen me dua, ndërsa çdo namaz të bën të lumtur dhe të rehatshëm .

Përshtati: A. D. Islampress