1- Nëse e gjen në pjatë ndonjë ushqim i cili zakonisht nuk të pëlqen – mos u anko! Ka njerëz të cilët absolutisht nuk kanë asgjë për të ngrënë.
2 – Nëse ndodhesh në ndonjë bllokim trafiku – mos u dëshpëro! Për disa, vozitja me veturë është privilegj i veçantë.
3 – Nëse ke një ditë jo të mirë në punë – kujtoji njerëzit që fare nuk kanë punë.
4 – Nëse bie në depresion për shkak të një lidhje të keqe – kujto njerëzit të cilët kurrë nuk e kanë marrë atë dhuratë “të jenë të dashur”.
5 – Nëse fillon të vajtosh për pamundësinë e gjetjes edhe një fundjave të lirë – mos i harro burrat dhe gratë të cilët punojnë jashtëzakonisht, nga 12 orë në ditë, në mënyrë që të jenë në gjendje t’i ushqejnë fëmijët e tyre.
6 – Nëse të prishet makina (automobili), duke të lënë disa kilometra larg nga vendi ku je nisur – kujtoji paraplegjikët që do “paguanin” për mundësinë e ecjes më këmbë.
7 – Kur i vëren fijet e bardha në flokët tuaja – kujtoji njerëzit që vuajnë nga kanceri, të cilët shkojnë në kimioterapi, të cilët do të donin që të kenë flokë dhe ta kenë pamjen e flokëve tuaja.
8 – Nëse e gjen veten duke u endur për të pyetur për qëllimin e jetesës dhe jetës në përgjithësi – bëhu i kënaqur (mirënjohës)! Ta dish se ka nga ata që nuk kanë mbijetuar kaq gjatë për fituar një mundësi të tillë për të bërë pyetje.
9 – Nëse gjendesh si viktimë e xhelozisë, marrëzisë, injorancës dhe ultësisë nga njerëzit tjerë – mos e humb shpresën! Ka mundur të jetë edhe më keq, ke mund të jesh i njëjtë si ata.
10 – Nëse e kap veten në një dëshirë për të blerë një palë këpucë të reja, edhe pse ato të më parat nuk i ke vjetruar – kujtoji njerëzit të cilët nuk i kanë as këmbët.
11- Nëse vendosesh që dikujt t’ia zbukurosh edhe ashtu ditën e bukur të xhumasë – tregoji atij se sa ti e do dhe sa të është ai i rëndësishëm. /Farhana Khan/
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)