Mirësia dhe e mira në islam ka kritere dhe shkallë të ndryshme të cilat janë përmendur në hadithet e Muhamedit a.s. Në vazhdim j’ua sjellim disa nga to.
– Më të mirët nga ju janë ata që mësojnë Kuranin dhe ua mësojnë edhe të tjerëve.
– Më të mirët nga ju janë ata me sjelljen më të bukur.
– Më të mirët nga ju janë ata që shpërndajnë ushqim dhe përhapin selamin.
-Më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirët ndaj grave të tyre.
– Më të mirët nga ju janë ata të cilët kur i shihni j’ua përkujtojnë Allahun.
– Më i miri nga ju është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit.
– Më të mirët nga ju janë ata të cilët janë më të mirë ndaj fqinjëve.
– Më të mirët nga ju janë ata të cilët e kthejnë borxhin në mënyrën më të mirë.
– Më i miri nga ju është ai i cili ka zemër të pastër, nuk bën zullum, nuk xhelozon dhe është i sinqertë.
Lusim Zotin e Madhërishëm të na bëjë nga njerëzit më të mirë në dunja dhe ahiret
Përshtati: A. D. Islampress