Kush parfymoset me moralin e mirë, aroma e tij nuk do të humb

461

Ka thënë Shejh Ali Tantavi: “Ekziston një kulturë që quhet e mjerë dhe e papranuar, ndërsa ajo është:

Nëse dikush më sjell dhuratë,  edhe unë do ti jap.

Nëse dikush më thërret,  edhe unë do ta thërras

Nëse ai i përgjigjet thirrjes sime, edhe unë do ti përgjigjem atij.

Kjo vlen edhe në raste ngushëllimi, andaj,  nëse vijnë të më shprehin ngushëllim për vdekjen e familjarëve të mi, edhe unë do të shkojë….

………………………………..

Mos u sillni me  njerëzit në bazë të emocioneve të momentit dhe në bazë të dhuratave, e as në bazë të interesit, por sjellja ndaj tyre duhet të jetë në bazë të bujarisë dhe fisnikërisë.

Nëse nuk të japin, ti jep,  sepse njëherë jeton  në këtë botë.

Nëse gabon, kërko falje, mos hesht.

Bëhu njeri i tillë,  që personi i cili të njeh të dëshirojë të jetë sikur ti. Bëhu prej atyre që njerëzit do të luten për ty dhe do të duan të të njohin dhe të takojnë.

Kush parfymoset me ahlakun / moralin e mirë, aroma e tij nuk do të humb as atëherë kur të jetë nën tokë.

Përshtati: Arsim Dauti

Islampress