Biri im, nga ty kërkojë festë dhe dhurata për çdo ditë. Nuk dua festë vetëm për një ditë dhe vetëm një dhuratë…
– Para së gjithash, dëshiroj të ma dhurosh ruajtjen e namazit dhe përulësinë në namaz, dhe ngritjen e rregullt për namazin e sabahut.
– Mandej, ma dhuro heqjen dorë nga mëkatet e mëdha, të fshehta apo publike.
– Ma dhuro leximin e Kur’anit me reflektim, mësimin përmendësh të Kur’anit, dhe veprimin sipas Kur’anit dhe Sunnetit të Pejgamberit të All-llahut, s.a.v.s..
– Ma dhuro sjelljen e mirë dhe bamirësinë ndaj prindërve, fëmijëve, bashkëshortes, vëllezërve dhe fqinjëve.
– Ma dhuro edukimin e fëmijëve tu duke u bazuar në Kur’an dhe Sunnet, ashtu që çdo bamirësi e tyre të gjendet edhe në faqet e bamirësive të mia.
– Ma dhuro ngritjen e hershme dhe shkuarjen në punë në kërkim të bereqetit dhe rizkut, fitimit hallall dhe largimin nga pasuria dhe fitimi haram.
– M’i dhuro duatë për falje dhe mëshirën e All-llahut deri sa jam gjallë dhe pasi të ndërrojë jetë.
– Ma dhuro vizitën tënde që t’i rehatojë sytë e mi ndërsa të shikojë, sepse nuk ka dhuratë më të bukur dhe më të ëmbël për nënën se sa shikimi dhe biseda me fëmijët e saj.
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]