Në transmetimet e hadithit thuhet se katër persona, të cilët do të kalojnë pa llogari në Ditën e Gjykimit, do të paraqiten para portës së xhenetit:
(1) haxhiu i cili e ka kryer haxhin pa mëkate,
(2) shehidi i cili është vrarë në betejë,
(3) njeriu bujar i cili me bujarinë e tij nuk ka pasur qëllim fitimin e reputacionit tek njerëzit, dhe
(4) dijetari i cili ka vepruar në përputhje me diturinë e tij.
Ata do të diskutojnë rreth asaj se cili duhet i pari të hyjë në xhenet? Në atë rast, Allahu i Plotfuqishëm do ta dërgojë melekun Xhibril që të gjykojë mes tyre me drejtësi.
Shehidit do t’i thotë: “Çka ke bërë ti në dynja që po donë të hysh i pari në xhenet?”
Ai do të përgjigjet: “Unë jam vra në betejë për hir të Allahut.”
Xhebraili pastaj do ta pyes: “Prej kujt ke dëgjuar se ai i cili vritet në rrugën e Allahut do të hyjë në xhenet?”
Ai do të përgjigjet: “Kam dëgjuar nga dijetarët.”
“Kujdesu për edukatën dhe mos kalo para mësuesit tënd!” – do ta këshillojë Xhibrili.
Pastaj në mënyrë të ngjashme do ta pyes haxhiun dhe bujarin, kurse pas përgjigjeve të tyre, edhe ata dy do t’i këshillojë:
“Kujdesuni për edukatën dhe mos kaloni para mësuesit tuaj!”
Pas kësaj, dijetari do të thotë: “O Allahu im, Ti e di se unë nuk kam mundur ta fitoj diturinë pa mirësinë e njerëzve bujarë, dhe Ti nuk do të lejosh që të humbët shpërblimi i bamirësve.”
Atëherë, Allahu i Plotfuqishëm do të thotë: “Dijetari e tha të vërtetën! O Rıdvan, hape portën e xhenetit dhe i pari le të hyjë bujari!”
(Ismail Hakki, Ruhu-l-bejan); Akos.ba
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)