Dr. Mustafa Mahmud në librin e tij “Kiraetul-mustakbel”, veç tjerash e potencon deklaratën e një orientalisti e cila thotë: “Nëse dëshironi ta shkatërroni një popull dhe kulturën dhe traditën e tyre, ekzistojnë tre mënyra: shkatërroni familjen, shkatërroni arsimin dhe minoni autoritetin dhe modelet që duhet ndjekur.
Për shkatërrimin e familjes, gruan duhet larguar sa më tepër nga roli i saj primar, të qenët nënë.
Për shkatërrimin e arsimit, nënvlerësoni rolin e mësuesve dhe zvogëloni rëndësinë e tyre në shoqëri, ashtu që shumë pak do të jenë të çmuar nga nxënësit e tyre.
Për shkatërrimin e autoritetit dhe shembujve për t’u ndjekur, nënvlerësoni dhe komprometoni dijetarët (ulematë), ashtu që njerëzit nuk do t’i dëgjojnë dhe ndjekin.
Kështu që, pa nënë të ndërgjegjshme dhe kujdesshme, pa mësues/e të sinqertë, dhe nëse nënvlerësohet autoriteti I dijetarëve, kush do t’i edukojë gjeneratat e reja me vlera dhe parime të vërteta?!
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]