Allahu bamirësve ju dërgon njerëz, të cilët do t’u bëjnë bamirësi atyre

459

Një djalë i ri ka treguar: “Derisa po kthehesha nga puna, vura re një shitës të bananeve i cili ‎po mërdhihej nga të ftohtit duke e pritur edhe blerësin e fundit. U ndala për një moment, ‎pastaj u nisa për tek ai duke dashur që të isha blerësi i fundit, që nga keqardhja për të, t’ia ‎blejë bananet e mbetura, edhe pse unë në shtëpinë time kisha sasi të madhe të bananeve.‎

Kur u nisa kah plaku, e pashë një djalë të ri, i cili e kapërceu rrugën dhe gjithashtu po ‎shkonte në drejtim të plakut që shiste banane. Ia dhashë atij mundësinë që ta blinte pjesën ‎e bananeve nga plaku, duke i thënë: “Unë nga dhembshuria desha t’ia blejë bananet e mbetura nga ky plaku, sepse më vjen keq që ai të qëndrojë në rrugë në këtë të ftohtë.”

Unë u befasova, kur edhe ai djaloshi më tha, se edhe ai, gjithashtu, kishte ardhur për të ‎njëjtën arsye, që të blejë banane. U mendova: ‘Subhanallah, Allahu i dërgoi dy njerëz tek ky njeriu, në të njëjtën kohë për të blerë banane nga ai!’

E mësova edhe arsyen, përse!‎

Të nesërmen, e pashë pastruesin e rrugëve duke fshirë pranë tavolinës ku plaku shiste ‎banane, pastaj plaku mori disa banane, i vendosi në qese dhe ia dha pastruesit.

Atëherë e kuptova se Allahu i Plotfuqishëm, bamirësve ju dërgon njerëz të cilët do t’u bëjnë ‎bamirësi atyre, pa e ditur ata këtë.

Përkthim: Miftar Ajdini