Pas vdekjes së halifes El Me’mun, djalit të Harun Rashidit, udhëheqësit më të njohur të dinastisë Abaside, hilafeti filloi të dobësohet çdo ditë e më shumë
Gradualisht filluan të shfaqen sundimtarë të cilët e njihnin halifen në Bagdad por në gjithçka tjetër ishin të pavarur nga ai. Kështu u shfaqën Dinastia e Ihshidi në Sham, Aglebia në Afrikën Veriore si dhe Dinastia e Havarizmit, kryeqyteti i së cilës ishte Samerkand. Udhëheqësi më i njohur i kësaj dinastie ishte Shah Muhamed Havarizmi i cili pas luftërave të gjata arriti të ndërtojë një perandori të madhe e cila përfshinte një hapësirë nga Turqia e sotme e deri në Afganistan. Një perandori me një ushtri të fortë dhe me një kryeqytet shumë të bukur siç ishte Samerkandi
Ndërkohë një luftëtarë i ri, Xhingis Khan, mori pushtetin në Mongoli dhe erdhi tek Muhamed Havarzimi me dhurata të çmuara duke shpresuar se ky do ti hap rrugën tregtare deri në Indi. Megjithatë, Shahu ndaj Xhingis Khanit u soll me përbuzje dhe arrogancë duke i thënë: “Si ka mundësi ti, një egërsirë e thjeshtë të bisedojë si i barabartë me mua?!
Por, Xhingis Khani nuk u dëshpërua dhe përsëri u mundua të fitonte simpatinë e Shahut dhe i dërgoi një karavan me dhurata të shumta duke i ofruar edhe njëherë ofertën e njëjtë.
Shah Muhamed Havarizmi u zemërua dhe njërit nga delegatët e Xhingis Khanit ia preu kokën, ndërsa tjerëve ua hoqi flokët dhe i ktheu tek Xhingis Khani. Për Mongolët e asaj kohe t’ua rruash kokat ishte ofendimi më i madh. Ishte një ofendim i cili nuk mund të kapërdihej edhe pse vinte nga një mbret shumë i fuqishëm, andaj Xhingis Khani i dërgoi porosinë: “Zgjodhe luftën dhe le të ndodh ajo që deshe!”
Kështu, Xhingis Khan filloi një luftë guerile dhe i merrte Shahut perandorinë qytet pas qyteti, derisa rrethoi kryeqytetin Samerkand i cili ra në duart e Xhnigis Khanit.
Muhamed Havarzimi vdiq duke ikur nga ushtria e Xhingis Khanit i cili u bë mbret i gjithçkaje që ishte nën sundimin e Shahut. Nipërit e Xhingis Khanit më vonë pushtuan edhe Bagdadin.
Për fat të keq, njerëzit më shumë bëjnë armiq sesa miq. Kjo nuk do të thotë se nga ne kërkohet sa më shumë të zgjerojmë rrethin e miqve, por urtësia kërkon, që njeriu të cilin nuk e do si mik, të mos e shndërrosh në armik.
Xhnigis Khan në ato momente nuk donte asgjë më shumë se sa të jetë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Shahut, ndërsa urtësia dhe përvoja kërkonin që Muhamed Havarizmi të pranojë ofertën.
Shahu mundej që Xhingsi Khanin ta bënte një shpatë që do të luftonte për të, ose një shkop ku do të mbështetej në një moment të caktuar, por për shkak të arrogancës së tij, ai nga Xhingis Khani bëri një armik i cili ia mori mbretërinë.
Ajo që është urtësi në sferën e politikës, është urtësi edhe në jetën e përditshme, andaj të mos i shtojmë armiq vetes sonë. Më e pakta që mund të bëjmë, të zvogëlojmë skajin e armiqësisë së dikujt. Njerëzit thonë, është kader – caktim, Mirëpo Allahu i Madhërishëm këtë botë e ka krijuar në atë mënyrë që ka shkak dhe pasojë. A mundet që disa gjëra në jetë të jenë ndryshe? Po, mundet, dhe kjo, gjithashtu është kader…(Ismet Basic)
Përktheu: Arsim Dauti
Islampress