Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit) (El-Isrā’, 1)
Sipas Takvimit të Bashkësisë Islame nata e Miraxit bie të dielën më 27 shkurt 2022.
Kjo është nata në të cilën Muhamedi a.s. me ndihmën e Zotit u ngrit deri në vendin ku asnjë nga njerëzit as para tij as pas tij nuk ka arrit. Kjo ndodhi në më 27 Rexheb të vitit 621.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s atë natë filloi udhëtimin nga Mesxhidul Harami në Mekë deri në xhaminë Aksa në Jerusalem, pastaj nga aty u ngrit deri në Sidretul Munteha ku në çdo qiell takonte disa nga Pejgamberët e Zotit. Në Miraxh iu shpallën edhe dy ajetet e fundit të sures El Bekare, iu obligua namazi si dhe si kujtim iu dha biseda me Zotin të cilën muslimanët e lexojnë në namaz e që është Ettehijati
Meqenëse se në këtë natë të bekuar, Muhamedit a.s. dhe ummetit të tij iu obligua namazi, kjo natë është një rast që ne të shqyrtojmë raportin tonë nda namazit, adhurimit i cili duhet të na largojë nga çdo gjë e shëmtuar. Në të njëjtën kohë, namazi është edhe ilaçi më i mirë për zemrat e besimtarëve, lidhja më e fuqishme me Zotin, adhurim i cili sjell qetësi dhe gëzim për besimtarët. Lusim Zotin e Madhërishëm që këtë natë ta kalojmë në ibadet dhe lutje me të cilat do të kërkojmë nga Zoti i Madhërishëm të sjell paqe dhe harmoni për të gjithë njerëzit në botë.
A. D. Islampress