Misioni i shkencave islame sot

1072

Në këtë tekst! autori trajton çëshjen e domosdoshmërisë së elaborimit të vlerave të paqes! shenjtërisë! moralit diturisë fetare dhe njohurisë fetare në planet dhe programet e shkencave islame sot. Autori beson se konfliktet dhe luftërat në vendet tradicionale të Islamit si dhe në shumë shoqëri tradicionale islame dhe myslimane! kërkojnë nga intelektualët dhe alimët myslimanë që të shqyrtojnë urgjentisht detyrën/detyrat e shkencave islame sot.

Pyetja “Cila është detyra e shkencave islame sot?”, në shikim të parë, mund të duket si një provokim. Në të vërtetë, a nuk dihet se cila është detyra e shkencave islame?! Dhe se a nuk dihet kjo detyrë gjithmonë, edhe në kohën tonë?! Dhe se ky mision a nuk ishte gjithmonë i qartë për alimët, dijetarë islamë dhe myslimanë dhe mendimtarët?
Mirë është, natyrisht, që kjo pyetje “Cila është detyra e shkencave islame sot?” të përcillet me këtë dhe me shumë pyetje të tjera, si dhe me komente që kundërshtojnë vetë idenë se ka nevojë, mundet dhe duhet të “pyetet” për detyrën e shkencave islame sot.
Por, nga ana tjetër, ka nga ata të cilët me të drejtë pyeten jo vetëm për atë se “Cila është detyra e shkencave islame sot?”, veç edhe për atë se cila është detyra e shkencave islame në këto vite, madje edhe dekada, të masakrës së egër ndërmyslimanë dhe gjakderdhjes?!
Prandaj, si të përcaktohet roli i shkencave islame në kohët e sotme të një konfrontimi të gjerë të shumë myslimanëve dhe Perëndimit, përkatësisht Perëndimit dhe shumë myslimanëve?
E gjithë kjo vetvetiu tregon se ka shumë njerëz brenda qarqeve akademike islame e myslimane, madje edhe të atyre jashtë “orbitës” akademike islame e myslimane, të cilët duan të shohin, perceptojnë dhe të përcaktojnë rolin e shkencave islame sot. Ata janë të vetëdijshëm se çështja e detyrave të shkencave islame sot duhet të parashtrohet.
Le të themi menjëherë se ne, nga ana jonë, besojmë se shkencat islame (aqai’d, tafsir, hadith, fikh … ) sot kanë detyra të shumta në fushën e zhvillimit dhe zgjimit të vetëdijes rreth vlerave: paqes, shenjtërisë, moralit, dijes fetare, dhe njohurisë fetare.
Në vazhdim të këtij punimi, do të flasim rreth këtyre vlerave në kontekstin e çështjes së rëndësishme në lidhje me detyrën ose detyrat e shkencave islame sot.

1, Shkencat islame dhe përhapja e projekteve të paqes

Për mua, paqja është një prej vlerave më të mëdha sot. Prandaj, rreth vlerës së paqes në kuadër të detyrave të shkencave islame këtu unë do të flas në rend të parë. Me këtë dua të them se nuk ka asnjë të drejtë e as përjetimi burimor të fenomenit të shenjtë pa paqe. Pas së gjithash, vetë Zoti është edhe Paqes (as-Salam)”, e Ai është, po ashtu, edhe i Shenjti (al-Quddus)”.
Nuk do të harxhonim fjalë, e as kohë, në përshkrimin e situatës në botën e sotme, si dhe në një botë e shënuar me myslimanët sot. Janë të njohura proporcionet e shumë katastrofave të luftës që ndodhin përditë. Roli i shkencave islame sot duhet ripërcaktuar kryesisht i lidhur me zgjerimin e projekteve të paqes në botë në përgjithësi, dhe në lidhje me promovimin e paqes në shoqëritë myslimane dhe në mesin e komuniteteve myslimane në veçanti.
Shkencat islamen nga fusha e komentimit të Kuranit, Hadithit dhe traditës islame në përgjithësi, sot duhet të adresojnë shkaqet e konfliktit ndërmysliman, si dhe shkaqet e nxitjes së një konflikti universal të myslimanëve me segmente jomyslimane të njerëzimit, me Perëndimin sidomos. Shkencat islame sot duhet të kundërshtojnë me vendosmëri një atmosferë të tillë të konfliktit.
Natyrisht, derisa të merremi me këto probleme, ne nuk duhet të bëjmë probleme edhe më të mëdha. Kjo, ndër të tjera, do të thotë se intelektualët myslimanë dhe dijetarët (alimët) duhet të relaksojnë qëndrimin e vet ndaj epokave të lashta të historisë. Neve myslimanëve studimi i historisë na bën dobi vetëm atëherë kur historia mësohet për hir të paqes në të tashmen.
Sigurisht, ne nuk jemi naivë dhe sigurisht nuk besojmë se një paqësim i konceptit universal të shkencave islame do të zgjidhte të gjitha konflikte të botës së sotme. Por, nebesojmë se një konceptualizim i tillë paqësor i shkencave islame sot do të ndihmonte për të zbutur fatkeqësitë në të cilën përfshihet një pjesë e madhe e botës myslimane.
Nëse në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe atë të njëzetë dominojnë interpretimet ideologjike të Kuranit dhe Islamit, sepse shumë myslimanë konsideronin se në burimet e vërteta të Islamit duhet të ndërtohen teoritë ideologjike, çliruese, përparimtare dhe teori antikolonialiste, sot kudo ndihet nevoja se në burimet e Islamit, në Kuran dhe Hadith para së gjithash, duhet të zbulohet mesazhi i tyre universal rreth Zotit, botës dhe njeriut, e gjithë kjo në një mënyrë paqësore. Besoj se sot është më e qartë se kurrë më parë se as Kurani e as Hadithi nuk janë tekste të ideologjisë, revolucionit, ekonomisë … As Kurani e as Hadithi nuk janë vetvetiu kushtetutë shtetërore, e as programi i partisë.
Me pak fjalë, lënda e Kuranin dhe Hadithit ofron lajme për Zotin, botën dhe njeriun në mënyrën e zgjimit të zemrës së njeriut, mendjes dhe ndjenjës për fe, për sqarimin e atyre çështjeve përfundimtare me të cilat përballet fati i njeriut. Unë mendoj se në këtë drejtim duhet të universalizohen tematika të mëdha të shkencave islame sot.
Dhe me këto pika fillestare është e nevojshme që shkencat islame duhet të hyjnë në dialog me drejtimet e sotshme në shkencën ekzakte, në opinionin publik, në lëvizjet demokratike në botë.
Por, që shkencat islame sot të universalizohen në drejtimin e afirmimit të vlerave të paqes, është e nevojshme më parë që këto shkenca të deideologjizohen, depolitizohen, të lirohen nga sakatimi sektar.
Sigurisht, vetëm atëherë mësimi i shkencave islame do të fillon të rrezatoj ë paqe dhe të promovohet paqja. Vetëm atëherë shkencat do të fillojnë përsëri të rrezatoj e me frymëzime dhe përmbajtje. Vetë Kurani na këshillon se me përmbajtjen e tij të veçantë duhet të ndiqet para së gjithash atë me çka njerëzit mund të bëjnë bukur dhe mirë (al-ihsan). Ajeti kuranor: aladhina jastami’una l-kawla fajattabi’una ahsanahu (“që Fjalimin [Kuranin] e dëgjojnë dhe atë më të bukur e pasojnë në të.” – “Who hearadvice [oftheQur’an] andfollowthebestthereot”)(5) na mëson direkt se që nga Kurani të marrim para së gjithash atë që ka për rezultat paqen, mirësinë dhe bukurinë, dhe përvojën e thellë të së shenjtës. Prandaj, në ridefinimin e sotshëm të shkencave islame duhet vënë theksi në mësimet universale të Kuranit dhe në mesazhet e përgjithshme humane të Kuranit.Hadithitdhe Islamit të cilat kur e themi këtë, kemi parasysh nevojën që nga një perspektivë e paqes dhe nga perspektiva e shenjtërisë të shkruhen sot nga fillimi komentet shpirtërore të Kuranit, diskutimet shpirtërore teologjike, biografitë rreth Muhamedit a.s. Ne besojmë se ky është një prioritet shumë më i lartë se sa banalizimi politik i tekstit kuranor apo shtrembërime sektare të ajeteve të Kuranit dhe Haditheve.(6)

2. Shkencat islame dhe zgjimi i vetëdijes për moralin

Unë mendoj se nuk jam i vetëm në mesin e atyre që besojnë se lajmet kuranore për Zotin kanë mbi të gjitha një rol të rëndësishëm burimor nga të cilat nxirren vlefshmëri dhe vlera morale. Natyrisht, Kurani vetvetiu nuk është moralistikë. Kurani është shpallje hyjnore, dhe si i tillë është burim edhe për kon-templimemorale njerëzore. Për arsye se është një qenie e lirë, apo që konsideron se është një qenie e lirë, njeriut i është dhënë morali. Kjo do të thotë se nuk mund të bëhet çdo gjë që një njeri mund të bëjë. Shkencat islame sot duhet këtë të afirmojnë në një gjuhë bashkëkohore, të kuptueshme për brezat e sotëm. Rrëfimet kuranore rreth popujve dhe brezave të kaluar nuk janë gjithaq rrëfime në lidhje me atë se në çka kanë besuar këta njerëz, por këto janë kryesisht rrëfime rreth së keqes së shëmtuar që i bënë këto gjenerata të hershme. Për këtë arsye është mjaft e kuptueshme se shkencat islame në çdo kohë duhen që nga burimet e Islamit, nga Kurani para së gjithash, të nxjerrin parimet morale të jetës së myslimanëve.
Për fat të keq, sot në shkencat is-lame mund të njohim lehtë metodologji të pamoralshme në interpretimin e burimeve islame. Në qoftë se me interpretimin e Kuranit jus-tifikohet politika e përgjithshme, në qoftë se sot në bazë të interpre-timeve groteske të Kuranit shumica e njerëzve shpallen si jobesimtarë, nëse përdoret teksti kuranor për anatemitizim të miliona myslimanëve atëherë në të gjitha këto shohim animin kah metodologjitë e gabuara në interpretimin e burimeve të islamit. Dhe pastaj, mbi të gjitha, pëson morali si vlerë. Dhe në fund të këtij procesi pëson vetë besimi në Zotin.
Për të kundërshtuar këtë, dhe për të afirmuar moralin në meto do logjinë e shkencave islame sot, është e nevojshme të kujtojmë disa parime të rëndësishme të interpretimeve tradicionale të Kuranit:
Së pari, kurrë nuk duhet të ndahet ndonjë vargu apoayat/ajet i Kuranit dhe të trajtohet ai në mënyrë të izoluar nga i gjithë Kurani;
Së dyti, kurrë nuk duhet t’i jepet ndonjë vargu të Kuranit kryesisht (vetëm) në përputhje me objektivat e veta pragmatike dhe qëllimeve të menjëhershme që na vijnë nga politika, medhhebe, sekte;
Së treti, nuk duhet që në ndonjë varg nga Kurani ose ayat/ajet në mënyrë kategorike të lexohet kuptimi që është i huaj për të gjithë traditën e komenteve të Kuranit brenda tërësisë së Islamit si fe, si kulturë dhe si qytetërim.
Për fat të keq, sot në shumë uni-versitete tradicionale islame shpesh veprohet në kundërshtim me parimet e përmendura. Në mënyrë jo etike rrëzohet hierarkia e njohurive apo burimeve të Islamit. Hadithit shpesh i jepet përparësi mbi tekstin e Kuranit. Gjithashtu, një pjesë e Kuranit kundërshtohet me pjesën tjetër të Kuranit. Kështu, shumë prej alimëve të sotëm, një pjesë të Kuranit e “kundërvënë” (kundërshtojnë) me një pjesë tjetër të Kuranit, ose, një korpus të hadithit e “kundërvënë” (kundërshtojnë) me tërë Kuranin.
Është tragjike që në kuazi-rnet-odologjitë e tilla të interpretimit të burimeve islame është humbur guximi moral i dijetarëve dhe alimëve.
Sot jemi, jo rrallë, dëshmitarë se si alimë të shquar dhe profesorët e universiteteve islame paraqiten në televizione ose në medie, si ekzekutues më mizorë të kundërshtarëve të tyre, si gjyqtarët që i dënojnë me vdekje. Ky fenomen i shëmtuar tregon se duhet urgjentisht të relaksohet dis kursi i shkencave islame. Rezultatet e hulumtimit në shkencat islame duhet të “lindin” dhurata të paqes shpirtërore dhe qetësisë si dhe përhapjen e vlerave morale dhe besimit në Zot si gëzim, e jo si një tragjedi dhe vuajtje. Shkencat islame sot duhet të japin kontribut të vetin që Islami të mos përshkruhet (etiketohet) si një fe e tmerrshme!
Rivendosja e ndjeshmërisë morale në konceptet dhe metodologjitë e shkencave islame sot është kërkesë e një rëndësie urgjente. Me këtë rikthim studentët dhe profesorët e shkencave islame do të zbulojnë nga fillimi ato prioritete në leximin dhe studimin e burimeve islame, Kuranit mbi të gjitha.
Gjithashtu, insistimi i këmbëngulur në konceptet morale që rrjedhin nga Kurani do të rezultojë me një mundësi për të ulur apo për të minimizuar talljet që i shohim në aspektin e të ashtuquajturit “interpretimit shkencor” të Kuranit dhe mesazhit të tij.(7)

3. Shkencat islame dhe çësh~a e diturisë fetare dhe njohurisë fetare

Më lejoni që këtu të pohojë se besimi në Zot në njeriun dhe me njeriun shfaqet kryesisht jo si një privilegj, por si një obligim i madh, sidomos moral. Ndryshe nga botët e mineraleve, florës dhe faunës, para njeriut gjithmonë qëndron epilogu moral dhe kërkesë morale që të dallohet, për të qenë më i mirë dhe më fisnik. Besimi në Zot për të cilën lexojmë në Kuran pikërisht kërkon për këtë. Gjithmonë besimi në Zot e merr njeriun për krahu dhe e çonte diku larg, diku thjesht më larg se natyra trupore njerëzore. Sigurisht, për shumë njerëz kjo mund të duket se feja me kërkesat e veta vë shumë para njeriut, se gjithë këto barra njeriu nuk mund t’i mbajë mbi supet e veta, apo me vështirësi do t’ i bartë, etj.
Sigurisht se aty paraqiten si shkak edhe shumë ajetet kuranore të cilat i japin njeriut kurajë, që fenë ta përjetojë si një detyrim sublim. Natyrisht, me atë “thirrje fetare” njeriu nuk e zhvlerëson, e as që e poshtëron ekzistencën e vet, në ato fakte jetësore të cilat janë të për-bashkëta për njeriun, mineralet, florën dhe faunën. Përkundrazi, me këtë “thirrje fetare” njeriu mëson – nëpërmjet diturisë sublime fetare – që në dimensionet e veta biologjike të shikojë nga perspektiva e atyre horizonteve të cilat janë të shpërndara para njeriut si mundësi të shumëllojshme shpirtërore. Për këtë arsye, besimi në Zot është detyrim, për arsye se vetë njeriu është si detyrim ndaj vetvetes, që nga fillimi e në vazhdimësi. Sot shkencat islame do të duhej ta afirmonin këtë parim nga vetë thelbi i diturisë fetare, të cilin parim e kishin afirmuar që nga epoka e krijimit të tyre, veçanërisht në epokën e tyre klasike.
Kur flasim për atë se shkencat islame sot duhet të afirmoj në di-turinë fetare dhe njohurinë fetare, ne së pari mendojmë për rrethanat në të cilat jeton njeriu modern. Kjo është epokë e miliarda makinave, kjo është epokë kur mjedisi është i rrethuar nga teknologji dhe sisteme për të cilat nuk ka dyshim se ato jane te nJenut dhe se janë shpikur dhe vënë nga vetë njeriu.
Por, pavarësisht nga të gjitha, karakteristikat themelore të natyrës njerëzore dhe qenies njerëzore nuk kanë ndryshuar. Ende gratë mbajnë frytin e tyre nëntë muaj, njerëzit akoma vdesin, ende jetojnë në kuadër të “gjendjes kufitare”, për të cilat flet Karl Jaspersi. Pra, shkencat moderne ekzakte nga bota e njeriut dhe njerëzimit nuk kanë hequr as vdekjen, as sëmundjen, as tërmetin, as përmbytjet, as cunamin, dhe asnjë nga ato dhjetë apo pesëmbëdhjetë tema boshte për të cilat bëjnë fjalë të gjitha religjionet të përjetshme.
Pikërisht nga fusha e fesë dhe njohjes fetare shkencat islame sot duhen për ti adresuar këto çështje me një gjuhë e cila është e kuptueshme për brezat e sotëm, të mediave dhe sistemet e komunikimit. Sepse, në fakt, teknika dhe makinat nuk na larguan vetminë tonë, nuk na zhveshën nga dilemat tona fillestare morale. Ende para atij njeriu qëndron detyrë fetare dhe morale e kërkimit për përjetësi. Zoti për këtë na ofron “dorën e tij”.

Si përfundim:
Në fund të këtyre thënieve, më lejoni që në mënyrë specifike të tregojmë për disa teza që mendoj se sot duhet të përfshihen në programet dhe metodologjitë e shkencave islame, si dhe në programet e mësimdhënies në medrese dhe universitete islame. Këto teza i përmblodha në thëniet e mëposhtme:
• Islami nuk është një privilegj, por një detyrim moral, përmbledhje e detyrimeve fisnike ndaj njerëzve, grave dhe burrave, ndaj jetës dhe mjedisin, ndaj Zotit.
• Nuk mund të lidhet një besëlidhje me Zotin kundër njerëzve të tjerë, religjioneve të tjera, feve të tjera dhe anëve të tjera të botës.
• Njeriu që beson në Zot nuk bëhet Zot, por mbetet njeri, rob i Zotit,
adhurues i Zotit!
• Besimi në Zot nuk i jep njeriut të drejtën për të marrë në dorën e tij gjykimet hyjnore të posedimit të jetëve dhe vdekjeve të njerëzve dhe krijesave.
• Duhet të anojmë kah e shenjta si një mjet për arritjen e paqes me Zotin, njerëzit, natyrën.
• Të shenjtën nuk duhet çuar në dhunë, përndryshe bëhet e keqja më emadhe.
• Myslimanët duhet të pushojnë sot nga leximi i Kuranit në formë të diktimit të një aktakuzetë shkruar kundër myslimanëve të tjerë, kundër të krishterëve, hebrenjve, dhe besimtarëve dhe jobesimtarëve të tjerë.
• Pajtimi me Zotin duhet të rezultojë me pajtimin me njerëzit e tjerë, si dhe respektin për kulturat dhe traditat e tjera. Kurani duhet të lexohet si thirrje hyjnore të gjithëve që të garojnë në vepra të mira.
• Myslimanët duhet t’i qasen leximit kritik të historisë së tyre, është e domosdoshme të ndalet shpikj a e shumë ekzagjerimeve të “epokës së artë” të së kaluarës.
• Myslimanët duhet të rimarrin gjendjen e tyre në kohën moderne. Këtë duhet ta bëjnë nga vetë bashkëkohorja dhe gjuha e bash-këkohësisë.

__________________________
1. EnesKaric, “Zadacaislamskihnaukadanas “, Novi Muallim, Vjeshtë, 2017, Viti XVIII, nr. 71, Rijaseti i Bashkësisë Islame në Bosnje e Hercegovinë, Sarajevë, 2017, f 3-6
2. Prezantimi në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Rethinking Islamic Education in Europe/Arsmimi Islam në Evropë” e mbajtur në Fakultetin e Shkencave Islame në Uni-versitetin e Sarajevës, 14-16 Shtator 2017.
3. Surja El-Hashr, 23.
4. Surja El-Hashr, 23.
5. Surja El-Zumar, 18.
6 Islamologu francez Olivier Roy, në disa nga tekstet e tij, paralajmëroi se banalizimi politik të Kuranit dhe Islamit i shkakton dëme të mëdha para së gjithash vetë myslimanëve dhe kuptimit të tyre të burimeve islame.
7. Unë konsideroj si shumë të rëndësishme studimet dhe librat nga Ziauddin Sardari, në librat e tij ai kritikon të ashtuquajturin “interpretimin shkencor të Kuranit.”
8. Krahaso burimin e teksteve të tij: Do You Know’ Reading Ziauddin Sardaron Islam, Science and Cultural Relations (“O islamu, nauci i buducnosti”), botimi i CNS, Sarajevë, 2015).

Akd. Enes Karic-i
Nga boshnjakishtja përktheu dhe përshtati:
Azmir Jusufi (PhDc)
DituriaIslame 333-334