Namazi për të cilin nuk dinë shumë muslimanë!

623

I thjeshtë dhe i veçantë! Efektiv dhe shumë i dashur për Zotin. Të dërguarit e Zotit, njerëzit e mirë rregullisht e kanë falur në rast nevoje, shprese dhe kur kishin vështirësi.

Namaz vullnetar prej dy reqatesh. Kur dhe pse falet?

– Ky është namazi që e fali Ibrahimi a.s. pasi që mbreti i atëhershëm ia kidnapoi gruan  e tij Sarën, nënën   e pejgamberit Is’hak. Ibrahimi a.s. menjëherë e fali namazin vullnetarë dhe duke u falur Sara u kthye dhe e gjeti ende në namaz.

– Ky është namazi që e fali Zekerija a.s. pasi që e kaploi pleqëria ndërsa dëshira për pasardhës gjithnjë e më shumë i shtohej. Allahu i Madhërishëm gjendjen e tij e shpjegon në këtë mënyrë: “Aty në atë moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thotë: “Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes”!    E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: “Allahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga Allahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit”!

Po, Zekerija a.s. shpirtin dhe fytyrën e tij e ktheu drejtë namazit, çelësit të zgjidhjes së shumë problemeve, ndërsa përgjigjja i erdhi shumë shpejtë: “Allahu të përgëzon ty me Jahjanë…

– I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur kishte ndonjë problem apo brengë falte namaz.  A nuk thotë i Madhërishmi në Kuran: ” O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me NAMAZ,  se vërtet Allahu është me durimtarët.” (El-Bekara, 153).

Kombinimi i namazit dhe durimit është mënyra më e mirë për dalje nga çdo problem. (Saudin Cokoja)

Përktheu: A. D. Islampress