Kush dëshiron që shtëpia e tij të jetë e mbushur me bereqet dhe mirëqenie, le ta zbukurojë me këto gjëra:
Fjala e bukur
Një nga shkaqet më të rëndësishme që një shtëpi të ketë bereqet dhe mirëqenie është fjala e bukur, komunikimi mes anëtarëve të shtëpisë, bisedat pozitive dhe përkrahja morale-psiqike
Butësia dhe dhembshuria
I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: Nuk mund të ndodhë që butësia të rastisë në ndonjë gjë e të mos e zbukurojë atë dhe se, njëjtë, s’mund të ndodhë që të mos jetë në ndonjë gjë e të mos e privojë nga turpërimi e marrëzia!”
Butësia në marrëdhëniet me njerëzit, sidomos me anëtarët e familjes, sjell bereqet, qetësi dhe siguri në shtëpi.
Respekti
Respekti i ndërsjellë mes anëtarëve të familjes krijon një atmosferë afrimi dhe shmangien e ofendimeve dhe fjalëve të këqija, sepse fjalët e shëmtuara ndikojnë në mënyrë negative tek të gjithë anëtarët e familjes. Respekti është shtylla më e rëndësishme e dashurisë dhe bereqetit në shtëpi.
Dhikri (përmendja e Allahut)
Përmendja e vazhdueshme e Allahut xh.sh. në shtëpi si dhe falja e namazit dhe leximi i Kuranit sjellin bereqet në shtëpi dhe janë shkak i rahatisë shpirtërore.
Bashkëpunimi dhe uniteti
Një fjalë e urtë kineze thotë: “familjet që hanë në një tryezë, gjithmonë qëndrojnë bashkë.” Bashkëpunimi dhe kryerja e punëve në shtëpi në mënyrë të përbashkët sjell të mira dhe mirëqenie në shtëpi .
Përshtati: A. D. Islampress