Çfarë ishte qasja e tyre, e çfarë është qasja jonë!!‎

509

Disa transmetime thjesht nuk kanë nevojë për koment.‎

Dijetari i njohur Ebul-Hassan el-Maverdi, i cili vdiq në vitin 450 hixhrij, i kishte fshehur të ‎gjitha librat që i kishte shkruar gjatë jetës së tij.‎

Kur kishte qenë në shtratin e vdekjes, ai e kishte thirrë një person që i besonte dhe i ‎kishte thënë:

“Të gjitha librat që janë në filan dhe filan vendin janë vepra të mia autoriale, mirëpo kam zgjedhur që mos t’i publikoj, sepse nuk kam mundur të them nëse e kam pasur qëllimin e pastër. Kur të më afrohet vdekja ime dhe të më fillojnë rënkimet e vdekjes, vendose dorën tënde në dorën time. Nëse unë e shtrëngoj fortë, atëherë unë po të them se veprat e mia nuk janë pranuar, andaj merri librat e mia dhe hidhi në lumë. Mirëpo, megjithatë, nëse e liroj shtrëngimin, atëherë unë po të them se ato janë pranuar.”

Miku i tij thotë:

“Kur definitivisht i filluan rënkimet e vdekjes, unë e vura dorën time në dorën e tij. Ai e liroi shtrëngimin e tij, andaj dhe librat e tij u publikuan.” (Sijar e’lam en-Nubela)

Ata nuk ishin të fascinuar që në libra ta vendosnin emrin e tyre.‎(Ali Hammuda)

Përkthim: Miftar Ajdini