Dy nasihate(keshilla); si ta ndryshojme gjendjen

958

Pyetja është gjithmonë: çfarë mund të bëjë një individ? Le të përpiqemi ta lexojmë këtë hadith nga konstatimi i fundit.

 Pejgamberi i Islamit na tregon se fillimi i ndryshimit është në zemrën e njeriut. Duke forcuar diturinë shpirtërore, besimin në Allahun dhe vetëdijen e krijimit për një qëllim të përjetshëm e jo kalimtar, njeriu do të kalojë nga faza në fazë: qe se pari me gjuhe (ky është roli i ulemasë në kuptimin profesional, dhe roli i njeriut. në jetën e përditshme praktike), dhe më pas fizikisht (sot kalon nëpër institucione dhe vende përgjegjëse), me inercinë çon në përmirësim.

Derisa të shikojmë çdo ditë në zemrat tona dhe t’i bëjmë vetes pyetje serioze për veprimet tona në këtë botë, derisa kritika të jetë më e dashur se lavdërimi (sepse kritika e korrigjon njeriun kurse lavdërimi e ngre lart), përderisa një individ nuk e vë zemrën në provë, ai nuk do të mund t’i kundërvihen kujtdo “me faqe” dhe “pa arra në xhep” me gjuhë, e sidomos nuk do të mund ta transmetojnë nesër këtë dridhje pozitive nga pozicioni i tyre. Fillimi është në zemër!

 Brenda korpusit fetar dhe kombëtar, njeriu duhet të tregojë fenomene, jo emra, sepse ky është stili i të Dërguarit të Zotit, alejhis-selam, i cili kishte me vete emra hipokritësh, por nuk i ekspozoi ata, i vetëdijshëm se kjo do të diskreditojnë individët, dhe vendosin në radhë të parë personalitetin, jo sjelljen që nuk duhet gjetur tek askush.

Në këtë renditje, hadithi na mëson se ndryshimi më i madh është ai që vjen me veprim: me veprim konkret, jo me reagim, duke u përpjekur për të jetuar Islamin para vdekjes dhe jo vetëm duke folur për jetën pas vdekjes.Ne nuk jemi në gjendje dhe nuk kemi asnjë detyrim ta ndryshojmë botën brenda natës, dhe Allahu na njofton për këtë duke thënë se Ai krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë faza, jo sepse nuk mund të shkonte më shpejt, por duke na mësuar se gjërat e mëdha kërkojnë një proces. Por ne kemi obligim të luftojmë deri në frymën e fundit për një atmosferë më të mirë në shoqërinë tonë.

Imami mund të mos jetë në gjendje qe nga mimberi ta detyrojë punëdhënësin që t’u japë punëtorëve kushtet e duhura, por ai mund të mos shkojë në iftar kur e thërret punëdhënësi – kjo është ndryshim me veprim. Ndoshta një mësues nuk mund ta ndryshojë fëmijën e paedukuar të dikujt, por ai mund t’i japë atij dy herë më shumë dashuri dhe kujdes sesa kishte – është ndryshim në veprim. Ndoshta një prind nuk mund të sigurojë gjithçka materialisht për fëmijën e tij, por ai mund të tregojë me qëndrimin e tij ndaj fëmijës se gjërat më të vlefshme janë, në fakt, ato jomateriale – kjo është ndryshimi me vepra. Ne mund të mos jemi në gjendje të ndikojmë në konkurset që janë të manipuluara në mënyrë të padrejtë, por nuk duhet të jemi pjesë e një historie të tillë – është ndryshim në veprim. Të ndryshosh me vepër nuk do të thotë të reagosh në mënyrë eksplicite ndaj të keqes së dikujt, por duke bërë dhe parimin e së mirës, ​​të mos e bësh te keqen rregull në shoqëri!

Ideja për të menduar

Njeriu ka për detyrë të thyejë gurin. Ai godet një gur njëqind herë, asgjë nuk i ndodh. Dhe pastaj me goditjen e njëqind e të parë, guri pritet në gjysmë. Gabohet ai që mendon se guri e theu nga ai njëqind e njishi, por u thye nga ato qindra goditje më herët.

Perktheu dhe pershtati: Sadri Iljazi