E keqja që bëni mbetet te ju, ndërsa e mira që bëni  kthehet te ju

726

Tregohet se një grua çdo ditë bënte bukë për familjen e saj dhe bashkë me bukën  bënte një pogaçe për kalimtarin e uritur dhe e vendoste në dritare që nëse kalon ndonjë i varfër ta merr.

Çdo ditë pranë dritares kalonte një njeri i ngratë dhe merrte pogaçen. Mirëpo, në vend të tregojë mirënjohje ndaj gruas dhe familjes së saj, ai gjithmonë thoshte këto fjalë: ” E keqja që bëni mbetet te ju, ndërsa e mira që bëni  kthehet te ju!”

Gruaja filloi të ndihej e shqetësuar që ky njeri nuk tregohet mirënjohës dhe filloi të flas vet me vete: “Çdo ditë ky njeri merr pogaçen dhe përsërit fjalën misterioze, por unë nuk e di çka do të thotë?”

Një ditë gruaja vendosi ta heq qafe të varfrin. Shtoi helm në pogaçen  e përgatitur për atë dhe u bë gati ta vendos në dritare, mirëpo për një moment duart filluan ti dridhen: “Çka jam duke bërë?”bërtiti ajo, pastaj e hodhi pogaçen  në zjarr dhe përgatiti një tjetër.

Si zakonisht, i varfri erdhi e morri pogaçen  duke i përsëritur të njëjta fjalë: “E keqja që bëni mbetet te ju, ndërsa e mira që bëni  kthehet te ju!.”

Dhe iku në rrugën e vet, i pavetëdijshëm se çka ndodh në mendjen dhe zemrën e gruas që i lente pogaçen në dritare.

Çdo ditë kur bënte bukën, gruaja bënte dua – lutje për djalin e saj i cili një kohë të gjatë ishte jashtë vendin për të punuar për një jetë më të mirë. Nuk kishte pranuar asnjë lajmë që kur kishte shkuar nga shtëpia, mirëpo shpresonte se do të kthehej shpejtë.

Mbrëmjen e asaj dite dikush trokiti në derën e gruas, ndërsa kur e hapi,  para dere pa djalin e saj. Ishte i zbehtë, i lodhur dhe i uritur, ndërsa teshat i kishte pothuajse të grisura. . E përshëndeti nënën  e tij e cila ishte shumë e lumtur dhe e befasuar, pastaj i tha: ” Është një mrekulli e vërtetë që gjendem këtu pranë teje nënë e dashur. Me kilometra larg prej këtu isha shumë i lodhur dhe uritur aq sa u rrëzova në tokë dhe do të kisha vdekur nëse nuk do të kalonte një njeri i varfër. E luta të më jep diçka për të ngrënë, ndërsa ai ishte aq i mirë sa më dha gjithë pogaçen  ta ha, duke më thënë: “Kjo është ushqimi im i përditshëm, mirëpo sot do ta jap ty, sepse ti ke nevojë më shumë.”

Kur dëgjoi këto fjalë, nënës i u zbeh fytyra dhe e kaploi një frikë e madhe. U mbështet në derë dhe kujtoi pogaçen e helmuar që e kishte bërë mëngjesin e asaj dite. Nëse nuk do ta kishte hedhur në zjarr, djali i saj do ta hante dhe do të vdiste.

Në atë moment kuptoi fjalët e njeriut të varfër: “E keqja që bëni mbetet te ju, ndërsa e mira që bëni  kthehet te ju!

Përktheu: A. D. Islampress