Nata e Beratit si paralajmëruese e ardhjes së Ramazanit

981

Nata e Beratit si paralajmëruese e ardhjes së shpejtë të muajit të Ramazanit është një formë e përgatitjes shpirtërore të besimtarit i cili bëhet gati të shtojë intensitetin e ibadetit për të qenë gati shpirtërisht në Ramazan.

Shumëllojshmëria e emrave të kësaj nate të bekuar tregon edhe shumëllojshmërinë e gjendjeve të njeriut. Secili me hallin e tij i afrohet Zotit dhe kërkon nga ai të plotësojë dëshirat dhe lutjet.

Nata e Beratit është para nesh dhe është një nga mundësitë më të mëdha që ne si robër të Zotit të pastrojmë veten nga mëkatet dhe cilësitë negative. Zaten dhe çdo ibadet ka këtë qëllim, që njeriun ta ngrit  në shkallët më të larta shpirtërore.

Nata e Beratit është sonte (17.03.2022), andaj lusim Zotin që të pranojë lutjet tona dhe të na e mundësojë të përjetojmë begatitë e muajit Ramazan.

A. D. Islampress