Ne asgjë nuk dimë për dashurinë!

840

– Dashurinë e ka njohur gruaja, e cila në Uhud e humbi: burrin, djalin dhe vëllanë, ndërsa kur e pa Pejgamberin (savs) gjallë, tha: “Çdo fatkeqësi përveç fatkeqësisë tënde është e përballueshme!”

– Dashurinë e ka njohur Bilal b. Rebbahu(r.a.), i cili kur pas vdekjes së Pejgamberit (savs), për herë të parë e këndoi ezanin, dhe kur arriti te fjala: “Eshhedu enne Muhammeden Resulullah” nuk ishte në gjendje të vazhdonte!

– Dashurinë e ka njohur Thevbani (r.a.), të cilin kur e pyeti Pejgamberi (savs): “Pse je zbehur kështu, o Thevban?”U përgjigj: “Unë nuk jam zbehur nga sëmundja, por për shkakun se nuk mund t’ju shoh juve. Nuk po mund të qetësohem derisa të vij dhe t’ju shohë.”

Kjo është dashuria e vërtetë!

Përshtati: Miftar Ajdini