Meleku i vdekjes më ndjek çdo kohë, nëse unë nuk do ta lë botën sot, do ta lë n’mot.
Unë shikoj ta veshë trupin tim sa më bukur, atë trup që nesër do të kalbet në dheun e tokës, në brendinë e varrit.
Kujdes të veçantë kushtoji ditës që do të takohesh me Allahun, ditës më të rëndësishme për çdo krijesë.
Mundësitë e shumta për të qenë i devotshëm janë shkurtuar, meqenëse jetoj në një vend ku besimi në Zotin është zbeh.
Mua nuk më ka mbetur tjetër veç t’i falem Zotit, t’i kërkoj falje Atij dhe të mbajë shpresë në Të.
O Zot, nëse zjarri i xhehnemit do të djegë trupin tim, në çfarë situate do të jem unë, kur as guri nuk e duron dot një zjarr të tillë?!
Edhe në kohën e vdekjes do të jem i vetëm, edhe në varr do të jem i vetëm, kërko shok që do të vjen me ty, e nuk do të lëjë vetëm as atje – diturinë.
(“The Spectacle of death”)