Për krejt gjallesat uji është hallall, vetëm për muslimanët është haram!

1834

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin a.s. për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në amshim.

Vëllezër besimtarë!

Në hutben e sotme, me lejen dhe ndihmën e Allahut, do të flasim në temën: “Për krejt gjallesat uji është hallall, vetëm për muslimanët është haram!”

Xhemat të dashur!

Vetëm një javë na ndanë nga musafiri ynë shpirtëror, nga muaji i dashur i ramazanit të sivjemë. E lus Allahun që të gjithëve të na mundësojë ta presim e ta agjërojmë dhe shpërblimet dhe kënaqësinë e Allahut ta fitojmë!

Për këtë hutbe, edhepse nuk është e zakonshme, unë e kam zgjedhur që ta paraqes para jush një tregim, i cili me mesazhin e tij këshillues, shpresoj të na ndihmojë që edhe shpirtërisht të mobilizohemi e ta presim sa më mirë ramazanin.

Tregimi është ky:

Në kohën e një Sulltani, një musliman me emrin Shukri e kishte paguar një mjeshtër qëta ndërtontenjë çeshme për bamirësi (hajrat). Pasi çeshmja bëhet gati për përdorim, Shukriu e vendos një pllakë me mbishkrim: Për krejt gjallesat uji është hallall, vetëm për muslimanët është haram!

Populli çuditët dhe e kundershton Shukriun, dhe vendosin që të ankohen te kadiu (gjykatësi)…
Kadiu e thirri Shukriun në seancë dhe e pyeti duke i thënë: Përse ke vepruar kështu? A e din se mund të tëkushtojë me jetë, kjo vepër e poshtër dhe e pahijshme ndajmuslimanëve?!

Shukriu i përgjigjet dhe thotë: Vetëm Sulltanit do t’ia tregoje arsyen se përse kam vepruar në këtë mënyrë!

Kadiu duke e këshilluar Shikriun i thotë: Më mirë është për ty ta hekësh atë pllakë… sepse nëse kjo punë shkon deri te Sulltani, pastaj ai nuk ta falë!

Shukriu e kishte ngulitur në kokë duke thënë: Vetëm Sulltanit do t’ia tregoj arsyen dhe nuk e heq pllakën!

Erdhi dita që Shukriu të del para Sulltanit, i cili e pyeti për arsyen e vendosjes së pllakës me mbishkrimin aspak të hijshëm. Shukriu iu lutSulltanit që t’ia plotësonte tri kërkesa, dhe pastaj, ishte i gatshëm të ndëshkohet edhe me vdekje nëse ka nevojë, për veprën që kishte bërë.

Sulltani pranoi, dhe e pyeti se cila ishte kërkesa e parë?

Shukriu i tha: “Së pari ju lutem ta arrestoni ndonjë rabin nga cilado sinagogë në qytet dhe futeni në burg për një javë, pastaj shikoni se çfarë do të ndodhë!” Sulltani veproi ashtu siç i kërkoiShukriu.

Pas kësaj, menjëherë të gjithë hebrenjtë e qytetit u mblodhën dhe të gjithë së bashku shkuan te Sulltani, duke iu ankuar atij: “Çfarë po ndodh? Çfarë lloj padrejtësie është kjo? Çfarë bëri rabini ynë për ta futur në burg? Ne garantojmë për udhëheqësin tonë fetar, sepse ai nuk ka asnjë faj. Prandaj, ju kërkojmë që ta lironi sa më shpejt!” Kur kaloi një javë, Shukriu i tha Sulltanit: “I dashuri Sulltan! Ju lutem ta lironi rabinin!” Sulltani e liroi rabinin, gjë që i lumturoi hebrenjtë të cilëtpër këtë e falënderuan Sulltanin.

Pas kësaj, Shukriu iu drejtua përsëri Sulltanit: “I dashuri Sulltan, tani po ju lutem të bëni të njëjtën gjë me një prift! Arrestoni ndonjë prift nga cilado kishë në qytet dhe futeni në burg për një javë.” Në të njëjtën mënyrë, Sulltani e arrestoi priftin në ditën e shenjtë, derisaprifti pokryente lutjen në kishë. Pas kësaj, të krishterët vepruan njësoj si hebrenjtë, kështu që prifti u lirua pas një jave, gjë që i gëzoi të krishterët, të cilët filluan ta falënderojnë Sulltanin, madje edhe i sollën dhurata të ndryshme.

Pas kësaj, Shukriu i tha: “I dashuri Sulltan, tani po ju lutem ta arrestoni hoxhën më të dashur dhe më të dalluar në kryeqytetin tonë Bursa, ta arrestoni atë kur të jetë duke e mbajtur hutben nga minberi!”

Sulltani veproi ashtu siç ukërkua, duke urdhëruar arrestimin e imamit të xhamisë, derisa ai ishte duke e mbajtur hutben nga minberi. Derisa po e arrestonin hoxhën, asnjë nga xhemati nuk u ngrit që të paktën të thoshte: “Çfarë po ndodh, çka po bëni!? Pse të paktën nuk po prisni që ta mbarojë hutben, por po e arrestoni derisa është duke e mbajtur hutben!?” Asnjëri prej tyre nuk shkoi pas imamit, dhe askush pas kësaj nuk pyeti se çfarë ndodhi me të! Pavarësisht se kaloi një javë nga arrestimi i hoxhës, asnjë nga muslimanët nuk erdhi te Sulltani për ta pyetur: “Ku është hoxha ynë? Çfarë ka ndodhur me të!?” etj.

Edhe pse hoxha i arrestuar konsiderohej si hoxha më i dashur dhe më i respektuar në qytet, xhemati filloi të përflasë për të, secili në mënyrën e vet:

– “Çfarë hoxhe është ai, ai nuk është kurrfarë hoxhe!”

– “Vetëm Allahu e di se çfarë ka bërë!”

– “A do ta futnin në burg pa asnjë arsye!”

– “Po ta dija që ishte mashtrues i tillë, nuk do të isha falur kurrë pas tij!”

– “Kjo është vërtet e papranueshme!”

Sulltani, gjykatësi dhe Shukriu që e ndërtoi çeshmën po vëzhgonin se çfarë po ndodhte. Më në fund, Sulltani e pyeti Shukriun: “Na trego çfarë duhet të bëj tani!” Shukriu i tha: “Tani të lutem ta lirosh hoxhën duke ia kërkuar hallallin!” Sulltani veproi kështu dhe urdhëroi që hoxha të lirohet.

Pas kësaj, Shukriu e pyeti Sulltanin: “Sulltani im i dashur, a nuk është haram uji për muslimanët e tillë, a nuk është haram t’u jipet për të pirë ujë muslimanëve të tillë?”

Sulltani u përgjigj me një buzëqeshje të hidhur: “Jo vetëm që e kanë ujin haram, por haram e kanë edhe ajrin që e thithin!”

Të dashur vëllezër!

Ka kaluar shumë kohë nga ajo ngjarje, por fatkeqësisht situata mes nesh nuk ka ndryshuar.

Ne muslimanët, besimtarët, çdo ditë i akuzojmë edhe hoxhallatët edhe johoxhallarët në bazëtë lajmeve të paverifikuara.

Ne muslimanët, ne besimtarët, çdo ditë biem viktimë e lajmeve manipuluese të mediave dhe i akuzojmë disa nga njerëzit tanë të ndershëm.

Ne muslimanët, ne besimtarët, çdo ditë dimë edhe ta shpallim të vdekur njeriun që ende është gjallë, në bazë të lajmeve të paverifikuara.

Dhe kur del se gjithçka që kemi thënë kishte qenë gënjeshtër, atëherë ne pa asnjë turp, spse nuk kemi turp, pasiqë nuk kemi frikë nga Allahu, themi: “Epo unë ashtu dëgjova…”

Për të mos u sjellë në këtë situatë, Allahu i Plotfuqishëm ju bën thirrje besimtarëve, duke thënë:

“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.”

Ibn Kajjimi ka thënë: “Ai që është i preokupuar me frikën e zjarrit dhe dëshirën për Firdevs (Xhenet), ai nuk merret me thashetheme, kurse ai që largohet nga njerëzit është ruajtur nga e keqja e tyre”.

Përfundimi është ky:

Le të mos i marrim lajmet si të mirëqena.

Le të verifikojmë se kush e ka sjellë lajmin!

Letë verifikojmë se prej kujt ka nisur lajmi.

Le t’iverifikojmë lajmet edhe tek njerëzit e tjerë.

Le të verifikojmë, nëse ai lajm është i dobishëm për ne.

Le të mendojmë mirë para se të përcjellim një lajm, sepse ne jemi pronar të fjalëve derisa t’i shqiptojmë, kurse pasit’i shqiptojmë atëherë ne jemi robër të tyre.

O Allah, prej Teje kërkojmë mbrojtje nga shqetësimi dhe pikëllimi, nga rraskapitja dhe pritimi, nga koprracia dhe frikësimi, si dhe nga barra e borxhit dhe epërsisë nga njerëzit. Amin!!! 

Përshtati: Miftar Ajdini