Vëllezër dhe motra, për këtë gjyq le të bëhemi gati!
1 – NUK KA DOSJE TË FSHEHTA.
“Çdo njeriu i kemi varë në qafë punën e tij dhe Na – do t’ia paraqesim atij në Ditën e Kiametit – librin që do ta gjejë të hapur.” (el-Isra’, 13)
2 – ARRITJA NËN SIGURINË E SHTUAR.
“Dhe çdonjëri do të vijë, e me të ka grahës dhe dëshmitar.”(Kaf, 21)
3 – PADREJTËSIA ËSHTË E PAMUNDUR.
“Allahu nuk është zullumqar i robërve të Vet.”(Alu Imran, 182)
4 – ATJE NUK DO TË KETË AVOKAT MBROJTËS.
“Lexoje librin tënd, mjafton që ti sot vetë për vetveten të japësh llogari!” (el-Isra’, 14)
5 – RYSHFETI DHE “LIDHJA” JANË TË PAMUNDURA.
“Në Ditën kur nuk do të bëjë dobi as pasuria as djemtë.” (esh-Shuara’, 88)
6 – NUK DO TË KETË ZËVENDËSIM PËR SHKAK TË NGJASHMËRISË SË EMRIT.
“Dhe Zoti yt nuk është i harrueshëm.” (Merjem, 64)
7 – MARRJA E TEKSTIT TË AKTGJYKIMIT PERSONALISHT.
“Atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e djathtë, do t’ju thotë (të tjerëve): Qe, lexoni librin, tim.” (el-Hakkatu, 19)
8 – NUK EKZISTON GJYKIMI NË MUNGESË.
“E të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne.” (Jasin, 32)
9 – NUK KA ANULIM AS ANKESË KUNDËR AKTGJYKIMIT.
“Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam zullumqar i robërve të Mi.” (Kaf, 29)
10 – NUK KA DËSHMITARË QË DO TË DËSHMOJNË RREJSHËM.
“Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre – gjuhët e tyre, dhe duart e tyre, dhe këmbët e tyre për atë që kanë punuar ata.” (en-Nur, 24)
11 – NUK KA DOSJE TË HARRUARA.
“Allahu të gjitha ato i numëron, kurse ata i kanë harruar ato.” (el-Muxhadele, 6)
“Dhe Ne, në Ditën e Kiametit do të vendosim peshoja të sakta, e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi për asgjë edhe nëse është fjala për peshë sa të një kokrre hardalli (lloj mëlmese), Na do ta sjellim atë (për llogari), e Na jemi të mjaftueshëm për llogaritje.” (el-Enbija’, 47)
La havle ve la kuvvete il-la bil-lahil-alijjil-adhim! – /Nuk ka kurrfarë force e as fuqie, përveç me Allahun./
Vëllezër dhe motra, për këtë gjyq le të bëhemi gati!
Dr. Zuhdija Adiloviq; //Akos.ba//