Vlera e muajit të bekuar Shaban

1840

Çdo vit,muaj e dite kan rendesin dhe vlerat e tyre te veçanta. Ashtu edhe muaji shaban ka rendesin dhe vleren e tij te veçante, kjo pasi vete profeti Muhammed a.s. e ka vlersuar dhe ka shtuar ibadetet, dhe punet e mira gjate ketij muaji. Shaban vjen prej fjales “Shaebe” qe do te thote shfaqja apo ardja e dickaje ndermjet muajit Rexhep dhe Ramazan.
Ne lidhje me kete muaj Profeti Muhammed a.s. ka thene: “O besimtar (mysliman)! Tek ne arriti muaji bujar i cili mban miresi te madhe per ato qe garojne ne kryerjen e puneve te mira dhe qe i binden Allahut xh.sh. Mirepo shume nga njerezit jane te pavemendshem ndaj ketij muaji. Ky eshte muaji Shaban i cili bie mes muajit Rexheb dhe muajit te bekuar te Ramazanit.” (Nesai dhe Bejhakiu)
Muaji shaban njihet edhe si muaji ku veprat e njerezve ngriten tek Allahu xh.sh. Usame ibn Zejt i ka thene Profetit Muhammed a.s.; “O i Derguari i Allahut! Pervec muajit Ramazan, ndryshe nga ato muajit e tjere ne muajin shaban agjeron me shume? Muhammedi a.s. ka thene: Pasi ky eshte muaji i bujaris, por njerezit nuk i kushtojne vemendje. Ky muaj eshte mes muajit Rexhep dhe muajit Ramazan ne te cilin ngriten tek Allahu xh.sh. veprat, dhe une deshroj qe veprat e mia te ngriten duke qene agjerueshem.” (Nesai etj)
Ky hadith sqaron vlerat dhe rendesin e vecante qe ka muaji i bekuar i Shabanit, qe do te thote; Myslimanet te shtojne ibadetin ndaj Allahut, te shtojne punet e hajrit, te agjerojne, te japin sadaka etj. Nga trasmetimet e haditheve qe flasin per kete muaj, kuptohet qarte se muaji Shaban eshte muaj i bujaris per te gjithe ato te cilet i largohen haramit, te keqes dhe i afrohen te mires dhe  bejne ibadet Allahut xh.sh. Per kete kemi hadithin e Aishes r.a. e cila ka treguar: “Nuk e kam shikuar asnjehere te Derguarin e Allahut xh.sh. te plotesoj ndonje muaj me agjerim, me perjashtim te muajit Razamanit, si dhe nuk a kam shikuar te agjeronte ndonje muaj me shume se sa muajin shaban.” (Buhari, Muslim) 

Ndersa ne hadithin e trasmetuar nga Enesi r.a. tregohet se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s.: “O i derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Eshte agjerimi ne muajin shaban.” (Tirmidhi, 28) Muaji shaban merr rendesi dhe vler te vecante pasi ne mesin e tij bie nata e mir e Beraetit. Disa te painformuar mire thone se nuk ekzistojne disa nete te mira apo muaj te mire, perfshir ketu naten e Regaibit, Beraetit, muajin rexhep, muajin shaban etj, mire po keto muaji te mire dhe jo vetem jane te shenuara ne kalendarin islame, madje ato quhen edhe si: “Shuhuru Thelethe” dmth; “Muajit e njohur“. 
Ne sahihun e Ebu Davudit kemi hadithin qe thote: “Muaji me i dashur tek Profeti Muhammed a.s. per te agjeruar ishte muaji Shaban.” (Ebu Davudi)
Gjithsesi ashtu siç kemi permendur ne muajin Rexhep hadithin qe flet per muajin Shaban por rikujtoj kete hadith ku profeti Muhammed a.s. ka bere lutje duke thene: “Allahu im! Me bej te bekuar muajin Rexheb dhe Shaban dhe me mundeso te arrij muajin Ramazan.”  (Ahmedi, I, 259)
Ndersa ne nje trasnmetim tjeter kemi: 
Muaji Rexhep eshte muaj i madh. Te mirat ne kete muaj Allahu xh.sh i shumfishon.  (Taberani)
Transmetohet nga Enesi r.a. se kan pyetur Profetin Muhammed a.s.: “O i Derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit Ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Muhammedi a.s. ka thene: “Eshte agjerimi ne muajin Shaban.” (Tirmidhi Zekat, 28) “
Ndersa ne nje trasmetim na tregon se Aishe r.a. ka thene: “Nuk e kam shikuar te derguarin e Allahut xh.sh, te mbaj me shume agjerim se sa gjate muajit Shaban.” (Muslim, Sijam 175)
Megjithate ne lidhje me agjerimin ne muajin Shaban apo Rexhep, disa dijetar kan thene qe eshte agjerim sic behet ne cdo muaj, duke perjashtuar muajin Ramazan dhe disa raste te tjera.

Pergatiti: Gezim KOPANI