Ndriçimi i xhamive dhe minareve me kandila daton që nga koha e halifit Omer el-Hattab (r.a.).
Transmetohet se me një rast, në një nga netët e ramazanit, halifi i katërt hz. Aliu (r.a.) kishte kaluar pranë një xhamie e cila ishte e zbukuruar me kandila, meqë rast kishte thënë:
“Allahu e ndriçoftë Omer ibn el-Hattabin në varr, ashtu siç e ka ndriçuar ai këtë xhaminë tonë.”
Shekuj me radhë, muslimanët e kanë kultivuar traditën e ndriçimit të xhamive.
Në kohën e saj, në Kordovë, për ndriçimin e xhamisë ishin shpenzuar mbi 700 kg. dyllë dhe mbi 60 kg. të lirit, ashtu që xhamia në Kordovë dukej si një pishtar i ndezur.
Përkthim: Miftar Ajdini