Kujt i shpall luftë Allahu i plotfuqishëm…

827

Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thënë:

“Ka thënë Resulullahu (savs):

‘Me të vërtetë Allahu i Madhëruar ka thënë:

«Kush do të tregojë armiqësi ndaj mikut (të dashurit) Tim,

UNË DO T’I SHPALL LUFTË.

Me asgjë robi Im nuk mund të Më afrohet,

pos me atë me çka Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im Mua

më afrohet me vepra fakultative (nafile) deri sa ta dua.

E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotëron,

dhe të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon është vetëm për Mua;

të pamurit e tij me të cilin sheh është vetëm për Mua;

dora e tij me të cilën kap, punon vetëm për Mua;

këmba e tij me të cilën ec, ec vetëm për Mua.

I këtilli nëse më kërkon diç, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë,

do ta mbroj atë.» (Buhariu)

Burimi: //40 Hadithe nga En-Naveviu, hadithi 38//

Përshtati: Miftar Ajdini