Shpirtat e pastër dhe fisnik duan për tjerët atë që duan për vete

625

 Tregon një student dhe thotë: Kishim një profesor në fakultet i cili mbante një orë femre dhe ne gjithë e përqeshnim. Derisa një ditë e kuptuam se ora i përkiste vajzës së tij e cila kishte vdekur në një aksident, dhe ai nuk e hiqte orën nga dora nga dashuria ndaj vajzës së tij, sepse ajo orë gjithmonë ja përkujtonte atë. “Ka zemra që dhëmbin, por nuk flasin.”

Gabimet dhe të metat e njerëzve fshihen, nuk transmetohen

Një djalë i ri mësoi  për një gabim dhe mëkat të një vajze që e njihte, ndërsa disa shok të tij që e njihnin atë vajzë erdhën tek djali për t’u interesuar për rastin e saj. Ai u tha: “Nëse shihni apo mësoni për turpin apo gabimin e dikujt, ajo le të ngel tek ju. Nëse e mbani për vete dhe nuk e tregoni, për këtë do të shpërbleheni, ndërsa ai që mbulon dhe fsheh të metat dhe gabimet e muslimanes dhe muslimanit, Allahu do të mbulojë të metat e tyre në dunja dhe ahiret. “Gabimet dhe të metat e njerëzve fshihen, nuk transmetohen.”

Shpirtat e pastër dhe fisnik duan për tjerët atë që duan për vete

E pyetën një djalosh të ri: “Pse donë të pish ujë në xhami, kur mund të pishë në shtëpinë tënde?”

Ai u tha: “Për shkak se dua që ai që e ka sjell ujin në xhami të shpërblehet.  “Shpirtat e pastër dhe fisnik duan për tjerët atë që duan për vete.”

Përktheu: A. D.  Islampress