Mos shiko në atë çka reflekton fytyra e tij dhe mos dëgjo çka flet gjuha e tij, as mos i kushto vëmendje lotëve, sepse të gjithë këto janë “lëkurë” e njeriut, ndërsa njeriu ndërron “lëkurën” çdo ditë, por kërko çfarë ka nën “lëkurë”
Jo, nuk është zemra ajo që mendojë. Zemra gjithashtu, mund të ndryshojë. Për këtë edhe e quajnë zemër (kalbun – ajo çka është e prirur për ndryshim)
Nuk mendoj as për mendjen njeriut, sepse edhe mendja ndryshon këndvështrimin gjithmonë kur ndryshon këndin nga ku i sheh gjërat. Ajo mund të pranojë atë që dje e mohonte. A nuk i ndryshojnë mendimet e tyre edhe shkencëtarët më të mëdhenj?
Nëse do, ta njohësh njeriun, shiko çfarë bën në momentin kur është vetëm, pra kur ka mundësi të zgjedh.
Dhe atëherë do të surprizohesh. Ndoshta do të shohësh se ai që e di se nuk falet, të falet, apo do të shohësh mjekun duke pirë helmin, ose do të surprizohesh me mikun që të ofendon dhe armikun që të ndihmon.
Ndoshta do të shohësh shërbëtorin që ngjanë zotnisë në veprimet e tij dhe zotninë që është më i neveritshëm, ose mund të shohësh mbretin që merr ryshfet dhe lypësin që ndanë sadaka.
Shihe njeriun kur është vet apo në një vend të huaj, ku nuk e njeh askush, pra aty ku nuk është nën mbikëqyrje apo kontroll. Shikoje atëherë kur i largohet frika se dikush mund ta shohë, atëherë do ta shohësh se çfarë është: ose ec me katër këmbë si një kafshë, ose fluturon me krahë si një melek, ose zvarritet si gjarpër dhe thumbon si akrep.
Mustafa Mahmud
Përktheu: A. D. Islampress