Ndoshta u ka ndodhur të bëni gjynah në fshehtësi për shkak të së cilit ka pasur mundësi të turpëroheshit në publik, nëse do të merrej veshtë. Megjithatë, mëkati i bërë mbeti mes teje dhe Allahut, respektivisht, Allahu e fshehu nga njerëzit turpin tënd.
Pse?
Ekzistojnë tre arsye dhe të tre këto arsye tregojnë mëshirën e Allahut ndaj neve. Gjithashtu tregojnë se sa respekton Zoti nderin, dinjitetin dhe privatësinë e njeriut.
Zoti i Madhërishëm do ta fsheh turpin e besimtarit për shkak:
– respektit ndaj nderit të njeriut si rob i Tij.
– I jep mundësi të pendohet në fshehtësi për shkak të gjynahut që e bëri në fshehtësi
– dhe e mbron nga ngacmimet dhe talljet e njerëzve për shkak të mëkatit të bërë.
Andaj, nëse ke bërë një mëkat dhe nuk e di askush, dije se Allahu i Madhërishëm dëshiron tët shpëtoj. Për këtë arsye ktheu Zotit me pendim të sinqertë.
Përktheu: Islampress