Emancipimi perëndimor i grave nuk ka shkuar më tej sesa komercializimi, instrumentalizimi dhe objektivizimi seksual i trupit të saj.
Çka na ofron produksioni bashkëkohor i filmit, muzikës, televizionit, mediave, madje edhe i informacionit dhe reklamimit?
Ai na e ofron trupin e “emancipuar”, deri në pakufi të zhvleftësuar të gruas, por gruaja perëndimore a është fare e vetëdijshme për këtë? A është e vetëdijshme se mashkulli e ka shfrytëzuar luftën e saj për çlirim nga ‘prangat e mashkullit’, që ta robërojë edhe më shumë?
Në fakt, emancipimi perëndimor është emancipim (çlirim), por nga identiteti, dinjiteti njerëzor, personaliteti, morali dhe nga vlerat.
Nga ana tjetër, emancipimin e vërtetë të grave e gjejmë në Islam. Allahu i Madhërishëm i shpalli të dërguarit të Tij: “Ba’dukum min ba’d…” – “Ju jeni nga njëri tjetri…” (meshkuj dhe femra), e plotësoni njëri-tjetrin, ju vleni vetëm me njëri-tjetrin dhe pranë njëri-tjetrit dhe ju vleni njësoj.
A ka emancipim më të mirë dhe, më të madh se fakti kur, bamirësia ndaj nënës, pra ndaj gruas, është tre herë më e vlefshme se bamirësia ndaj babait, pra ndaj mashkullit?
A ka emancipim më të madh se fakti që, gruaja sipas rregullave islame, e ka pavarësinë e saj ekonomike dhe të drejtën për kujdes financiar të saj nga të tjerët, ndërsa në të njëjtën kohë, të jetë e lirë nga të gjitha obligimet financiare?
A ka emancipim më të madh se fakti që, Xheneti është nën këmbët e nënës, pra nën këmbët e gruas?
A ka emancipim më të madh se fakti që, në Kuran “dhurata e fëmijës vajzë” është para “dhuratës së fëmijës mashkull”:
“Ai, i dhuron kujt të dojë vajza, e kujt të dojë i dhuron djem.” (esh-Shura, 49).
Elhamdulil-lahi rabbil alemin!
Përkthim: Miftar Ajdini