Hutbe për kurbanin

1146

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve për begatinë e udhëzimit dhe aftësinë për ta dalluar të mirën nga e keqja. Vetëm për Të bëjmë ibadet, vetëm tek Ai pendohemi dhe vetëm prej Tijkërkojmë falje të mëkateve. Ai është i Gjithëmëshirshëm, andaj në mëshirën e Tij të pafund, kërkojmë shpëtim dhe strehim.

O Allah shpëtoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit ashtu siç e shpëtove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, se me të vërtetë Ti je i Lavdëruar e i Famshëm. O Allah bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit ashtu siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, se me të vërtetë, Ti je i Lavdëruar dhe i Famshëm. 

Të dashur vëllezër!

Këto ditë i përcollëm haxhilerët tonë, të cilët nga të gjitha pjesët e vendit tonë shkuannë vendet e shenjta Mekë dhe Medinë, për ta kryer haxhin, dhe në këtë mënyrë ta plotësojnëshartin e pestë të Islamit. Haxhilerët në ditët e ardhshme, duke i kryer ceremonitë e haxhit, zemrat e tyre edhe më shumë do t’i forcojnë me iman, ndërsa njohuritë e tyre për Zotin e botëve, do t’i pasurojnë me përvojën e pashprehur tëibadetit dhe lutjeve në afërsi të Qabesë dhe vendeve tjera të shenjta, të cilat më së miri përshkruhen në Kuran:

“Me të vëretë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe urrërrëfyese për popujt. Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; dhe vizita (për haxhillëk) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.”(Alu Imran, 96-97)

Këto ditë, ne gjithashtu,i bëjmë përgatitjet e fundit për therjen rituale të kurbanit, të cilën, me vullnetin e Zotit, si detyrëtë rëndësishme të besimtarit, do ta plotësojmë në ditët e Bajramit të Kurbanit. Me kurban besimtari e falënderon Zotin, që ia ka mundësuar duke e sakrifikuar një dele apo lopë,ta mbrojë jetën dhe pasurinë e tij, të sigurojë për vetveten dhe familjen e tij bereqet  dhe paqe,si dheta pastrojë shpirtin e tij nga egoizmi dhe lakmia.

Kurbani, siç tregon edhe etimologjia e fjalës, e afron besimtarin te Zoti, e mbulon me mëshirën e Tij, ndërsa e largon nga zemërimi dhe dënimi i Tij i tmerrshëm.

Rreth asaj se kush është i detyruar të therë kurban, për atë se si theret kurbani, si dhe për mënyrën e veprimit me mishin dhe lëkurat e kurbaneve, imamët tanë me kohë japin shpjegime dhe udhëzime të hollësishme.

Bashkësia islame edhe këtë vit në mënyrë të organizuar do t’i qaset ofrimit të shërbimeve për therjen e kurbaneve sipas rregullave të sheriatit. Ne jemi të vetëdijshëm se, edhe përkundër vullnetit të mirë për ta bërë vetë, shumë prej besimtarëve tonë në atdhe dhe diasporë, nuk kanë kushte adekuate që vetë ta bëjnë therjen e kurbanit dhe ndarjen e mishit të tij. Bashkësia Islame të gjitha kapacitetet e saj i ka vënënë dispozicion,që atyre besimtarëve t’ua bëjë të mundur kryerjen edetyrimit të therjes së kurbanit sipas sheriatit, dhe, njëkohësisht ata të shprehin bamirësi ndaj vëllezërve dhe motrave me gjendje më të dobët materiale, si dhe ndaj kategorive të tjera të popullatës,të cilat kanë të drejtë (hak) në kurbanet tanë.

Në aksion të përbashkët blihen kurbanet, sigurohet kontrolli mbi blerjen dhe therjen e kurbaneve, ndërsa mishi i kurbaneve, përveç medreseve, u ndahet edhe familjeve të varfra përmes Këshillave të BI, spitaleve, shoqatave humanitare, konvikteve etj….

Duke pasur parasysh faktin se kurbanet do t’i therim në kushte të verës dhe në temperatura të larta, i lusim të gjithë besimtarët (xhematin) të cilët vetë e bëjnë therjen e kurbaneve, që lëkurave të kurbaneve tu hedhin kripë sipas rregullit, dhe kështutëruhen lëkurat nga dëmtimi, e njëherit të ruhet edhe vlera e kurbanit.

Secilit kurban të cilin e therim në emër të Allahut të Plotfuqishëm, duhet t’i qasemi me vetëdijendhe njohurinëfetare se kurbani është ibadet, dhe jo një therje e zakonshme. Pa këtë vetëdije thelbësore për kurbanin, pa devotshmëri që i paraprinë, e shoqëron dhe vërteton aktin e therjes së kurbanit, pa një kujtesë në madhështinë e sakrificës së Ibrahimit (a.s.), kurbani e humb kuptimin e tij themelor dhe qëllimin për të cilin theret.

Të dashur vëllezër!

Ne jemi të brengosur për shkak të qasjessipërfaqësore dhe banale ndaj therjes së kubaneve e cila po popullarizohet në media dhe në skenën publike. Kurbani gjithnjë e më theksueshëm po trajtohet si produkt komercial për qëllime humanitare. Kurbani po paraqitet dhe interpretohet si një malli konsumit të zakonshëm i destinuar për kategori të ndryshme sociale. Një trajtim i tillë i kurbanit, edhe pse i mbështjellë me motivefisnike humaniste, shumë lehtë mund të çojë në rrugë të gabuar!

Therja e kurbanit,në mësimin dhepraktikën shumë shekullore muslimane fetare,kurrë nuk ka qenë vetëm aktivitet humanitar.

Kurbani është një akt sublim i ibadetit dhe dispozitë fetare e themeluar në Kuran dhe Sunet. Ështëe papërgjegjshme, dhe nga pikëpamja fetare mëkat,që këtë obligim fetar tavendosim në të njëjtin rang me donacionet dhe aksionet humanitare, të cilat njerëzit, si shprehje tëbamirësisë personale mund t’i kryejnë në çdo kohë dhe kudo. Duke iu përgjigjur thirrjeve të disa shoqatave të cilat organizojnë therjen e kurbaneve me njohuri të dyshimta për Islamin dhe me vetëdije të dyshimtë fetare, ai i cili vepron në këtë mënyrë, rrezikon ta humbasë kuptimin thelbësor dhe vlerën e sakrificës së tij.

Kurbaninuk theret vetëm për shkak të qëllimeve të tij sociale dhe humanitare, edhe pse ai pa dyshim është i rëndësishëm. Therja e kurbanit e ka kohën e vet të përcaktuar saktësisht, është e përcaktuar mënyra e ndarjes së mishit, nënkupton plotësimin e rregullave dhe kushteve të sheriatit, dhe para së gjithash dhe mbi të gjitha, akti i therjes së kurbanit paraqet shprehje të vetëdijes më të lartë fetare, të shpresës në faljen e Allahut, si dhe pritjen e shpërblimit për kurbanin që e therim.

Pejgamberi (savs) i ka thënë vajzës tij Fatimes (r.a.):“Shko dhe prezanto në therjen e kurbanit tënd, sepse me çdo pikë gjaku të tij, ty do të falet çdo mëkat që ke kryer!”

Kur nga padituria, nga harresa dhe për shkak të filozofisë gjithnjë e më të dukshme konsumuese të jetës, qëllimet universale të ibadetit po zëvendësohen vetëm me formën e jashtme, atëherë është e pashmangshme që t’i kujtojmë këto fjalë të Allahut të Plotfuqishëm:

“Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj. Kështu, Ai i ka vënë ato në shërbimin tuaj, që ju ta madhëroniAllahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe, jepu lajmin e mirë punëdrejtësve!” (el-Haxhxh, 37) (…)

O Zoti ynë, vetëm Ty të falënderojmë për begatitë të cilat na dhuron. Me të vërtetë, namazi ynë, edhe ibadetet tona, jeta jonë, dhe vdekja jonë, të përkasin vetëm Ty.

O Zoti ynë, pranoji prej nesh ibadetet dhe sakrificat tona të cilat i bëjmëvetëm për Ty. Na falë dhe na mëshiro, sepse me të vërtetë, Ti shumë mëshiron dhe fal.//Akos.ba//

Përshtati: Miftar Ajdini