Kush mbështet tek Allahu, Ai i mjafton atij

608

Pejgamberi (savs) e la Mekën nën petkun e natës duke u fshehur nga idhujtarët, ndërsa kur u kthye triumfues në Mekë, hyri ditën me shokët e tij dhe nga të katër portat.

Jusufi (a.s.) hyri në burg i dënuar padrejtësisht dhe i përulur, por nga burgu doli me mburrje si sundimtar, përkatësisht, si ministër i financave.

Shokët e Shpellës të cilët përmenden në suren el-Kehf, ikën me fenë e tyre në mal, në një shpellë, ku Allahu i vuri në gjumë, pastaj i “ringjalli” (i zgjoi) pas 309 vjetëve. Populli i tyre nëpërmjet tyre e pranoi besimin e drejtë.

Njerëzit janë të pafuqishëm të shkaktojnë dëm pa vullnetin dhe caktimin e Allahut, ashtu siç janë të paaftë t’u sjellin dobi pa caktimin dhe ndihmën e Allahut.

Ai i cili nuk mund ta shpëtojë veten nga vdekja, është marrëzi që prej tij të kërkoni jetën. Prandaj, lidheni zemrën tuaj me Allahun dhe mbështetuni tek Ai sinqerisht, sepse kush i frikësohet vetëm Allahut, dhe kush mbështetët tek Allahu, Ai i mjafton atij.

Përshtati: Miftar Ajdini