Tregimi për dy pëllumba, i cili i sqaron të gjitha:
lexohet për gjysmë minute, kurse mësimi mbetët përgjithmonë!
Mendoni për këtë tregim!
Në cilën anë dëshironi të jeni ju?
Dy pëllumba po qëndronin në një degë të një peme dhe po shikonin sesi grabitësit po ia vënin zjarrin një shtëpie të një njeriu të ndershëm.
Njëri pëllumb menjëherë fluturoi drejt lumit, mori ujë me sqepin e tij sa pati mundësi, fluturoi deri te shtëpia dhe ia pështyu ujin zjarrit. Këtë veprim, ai vazhdoi ta bënte edhe shumë herë, edhe pse, për shkak se ishte shumë i vogël, nuk kishte asnjë efekt mbi zjarrin.
Pëllumbi tjetër, krejt këtë skenë po e shikonte me qetësi, dhe kur u mërzit, fluturoi dhe shkoi tek miku i tij.
– Pse po e bën këtë kur nuk ka kuptim? Në sqepin tënd mund të vendoset vetëm një pikë uji. Ti kurrë nuk do ta shuash zjarrin? – E pyeti pëllumbin e parë.
– Unë ndoshta nuk mund ta shuaj zjarrin i vetëm, por dua që të dihet se në cilën anë isha unë – u përgjigj pëllumbi i parë dhe fluturoi përsëri deri te lumi.
Përkthim: Miftar Ajdini