Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet

821

”Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet. Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë..” (En-Nexhm, 40-41).

Allahu i Madhërishëm përmend se njeriu do të shpërblehet dhe dënohet sipas përpjekjes që ka dhënë.

 Me këtë na bëhet me dije se nuk është me rëndësi sasia e asaj që bëjmë, por përpjekja  që kemi dhënë që të bëjmë apo arrijmë diçka.

Neve na takon të japim maksimumin edhe pse rezultatet nuk mund ti shohim menjëherë, ndërsa mundi dhe përpjekja jonë nuk do shkojë kot.

Mesazhe kuranore