Receta më efektive për lumturinë

450

Asnjëherë mos e lodhni veten duke menduar se si do të dilni nga sprovat dhe problemet  e as mos u lodhni me atë se si do të ndodh kjo. Nëse Allahu dëshiron diçka, Ai përgatit shkaqet në atë formë që njeriut as në mendje nuk mund ti shkojë. Argument për këtë janë fjalët e Allahut xh.sh: “… Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër. (Et-Talak, 1).

Në një ajet tjetër Allahu xh.sh thotë: “Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Ra’d 28). Andaj nuk ka recetë më efektive për lumturinë se sa kjo.

Gjithashtu,  i Madhërishmi ka thënë: “Hani nga ato që ju ka dhënë Zoti juaj dhe falënderojeni Atë. I mrekullueshëm është vendi juaj dhe Falës i madh është Zoti juaj!” (Sebe 15)

Edhe krahas tokës së pjellore dhe mirësive të shumta, njeriu është i pakujdesshëm ndaj mirënjohjes dhe lë mënjan adhurimet e caktuara. Pra, besimtarit i duhet “Zoti, që është Falës i Madh” që t’ia plotësojë mirësitë.

Zoti i Madhërishëm thotë: …”Nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij…(107)

Mirësinë që Zoti dëshiron të ta jap, s’ka fuqi që mund ta pengojë,  andaj pse të lidhësh zemrën tënde me krijesat dhe të mendosh për to? Lidhe zemrën me të Gjallin dhe të Përjetshmin, mirësia e të Cilit nuk mund të pengohet dhe Ai do t’i nënshtrojë gjitha gjallesat. Allahu xh.sh. thotë:  “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”.  (Ibrahim, 7.)

Burimi: Saff.ba

Përshtati: A. D. Islampress