Nëse hidhëroheni për shkak të dikujt apo diçkaje, me çdo kusht duhet të ndaloni ta bëni këtë, bëjeni për të mirën tuaj, sepse mirëqenia dhe shëndeti juaj varet nga kjo. Me kalimin e kohës, hidhërimet dhe pakënaqësitë e ndryshme grumbullohen në nënvetëdijen tonë dhe formojnë një mur me gurrë rreth zemrës sonë duke bllokuar kënaqësinë, gëzimin dhe lirinë e plotë. Çmimi që paguajmë për shkak të hidhërimit është tjetërsimi që na çon drejtë vetmisë dhe agresivitetit.
Është njerëzore të hidhërohemi, të trishtohemi, mirëpo edhe të falësh është njerëzore, ndërsa të hapësh një fletë të re në jetën tënde është urtësi. Nëse e dimë se kur një derë mbyllet, hapet një tjetër, atëherë nuk kemi arsye të hidhërohemi, të zhgënjehemi, të hakmerremi, pra s’kemi arsye për emocione negative. Duhet të dimë se çdo e keqe ka një të mirë.
Andaj, kur dikush ju hidhëron apo ju detyron të dilni nga kontrolli, kujtohuni se duhet të kaloni këtë test për të mirën tuaj dhe dijeni se çdo sfidë e kaluar ju forcon më shumë dhe u çon drejtë rrugës së drejtë. Përveç kësaj është e rëndësishme se nga çdo gjë duhet të nxjerrim mësime.
Për çdo minutë hidhërim, humbin 60 sekonda lumturi.
Përshtati: Arsim Dauti