Ndërroi jetë duke dëgjuar rrahjet e zemrës së saj

452

Mesazhi kryesorë i 8 marsit është dashuria, respekti, , vlerësimi, toleranca dhe shumë fjalë tjera që sot u janë thënë grave. Gjithsesi se kështu duhet të jetë.

Në të njëjtën kohë, duhet  të kujtojmë dashurinë mes Muhamedit a.s. dhe gruas së tij Aishes r.a. Ajo ishte një dashuri që buronte nga thellësia e shpirtit, por ishte edhe një dashuri e bekuar. Fatkeqësisht sot mungojnë dashuritë e bekuara.

Ditët e fundit të jetës së tij Muhamedi a.s. i kaloi në dhomën e Aishes dhe nën përkujdesjen  e saj. Orët e fundit të jetës së tij, i Dërguari i Allahut i kaloj i mbështetur në gjoksin e Aishes r.a. Kur e lëshoi krahun dhe koka iu rëndua, ajo vërejti se i Dërguari i Allahut s.a.v.s kishte ndërruar jetë. Me një kujdes të veçantë ia vendosi kokën në jastëk. I Dërguari i Allahut s.a.v.s ndërroi jetë duke dëgjuar rrahjet e zemrës së saj.