Sekreti i lumturisë është…

618

Ndihmoni të tjerët, kështu që edhe Allahu do t’ju ndihmojë juve

Është mirë kur njeriu ju bën bamirësi të tjerëve.

Nga kjo ai përfiton më shumë sesa vetë ata të cilëve ju bën mirë.

Në fakt, ndien zemërgjerësi, ngritje morale, qetësi dhe baraspeshë mendore.

Nëse ndjejmë se po na shtyp ndonjë lloj shqetësimi apo dhimbjeje për diçka, le t’i bëjmë mirë dikujt dhe do të ndihemi të lehtësuar.

Le të ndajmë për të varfrit, t’u ndihmojmë të dëmtuarve, t’i shpëtojmë fatkëqijtë, t’i ushqejmë të uriturit, t’i vizitojmë të sëmurët dhe do të shohim sesi na përshkon lumturia.

Ai që bën bamirësi për njerëzit e tjerë është i ngjashëm me aromën, sepse aromën e ndiejnë ata që punojnë me të, ata që e shesin dhe ata që e blejnë atë.

Bamirësia është e lehtë për tu bërë.

Buzëqeshja përballë nevojtarëve dhe fjala e bukur për ta, dhe e ka statusin e sadakasë së përhershme.

Në një hadith thuhet: “Buzëqeshja në fytyrën e një muslimani tjetër është sadaka.”

Nga ana tjetër mërrolja është shpallje e “luftës”, pasojat e të cilës janë fatale.

Le të kujtojmë se një prostitutë e Benu Israilëve e ka merituar Xhenetin, hapësira e të cilit është më e madhe sesa qiejt dhe Toka, sepse i ka dhënë të pijë ujë një qeni të etur.

Kjo është kështu, sepse Allahu është Ai që shpërblen, është i Dhembshur, Mirënjohës, i Bukur, e pëlqen të bukurën, është i Pasur dhe i Pavarur.

O ju të cilët jeni të kërcënuar se mund të jeni të palumtur dhe që frikësoheni se do t’ju kaplojë frika, nxitoni të bëni bamirësi për njerëzit, ndihmoni të varfrit dhe gjenduni në shërbim të tyre, pastaj me siguri do të ndiheni shumë të lumtur. //Dr. Aid el-Karni//

Përkthim: Miftar Ajdini