Turpi është petku i karakterit të njeriut. Kush e posedon atë, ka mbuluar shumë të meta.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka të mira ai që nuk turpërohet prej njerëzve!”Turpi është disa llojesh:
1. Turpi nga Allahu xh.sh.
2. Turpi nga melaiqet
3. Turpi nga njerëzit
4. Turpi nga vetvetja
Ibn Mesudi r.a. përcjell nga Pejgamberi a.s. se ka thënë: “Nga Allahu turpëroheni me një turp të vërtetë!” Sahabët i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne turpërohemi nga Allahu!” Muhammedi a.s. tha: “Jo ashtu! Por turpi i vërtetë nga Allahu xh.sh. është mbrojtja e kokës dhe e asaj që është brenda saj; mbrojtja e barkut dhe asaj që është brenda tij, si dhe të kujtojë shpesh vdekjen dhe pasojat e saj.
Ai që e do ahiretin, nuk mashtrohet nga kënaqësitë dhe bukuritë e dynjasë. Ai që vepron kështu, ai vërtetë turpërohet nga Allahu xh.sh.”
Hfz Mehas Alija