A ka ndonjë mënyrë për ta zëvendësuar bamirësinë që nuk e kemi bërë për prindërit?

560

Shpesh i dëgjojmë miqtë tanë, pasi që ju vdes babai ose nëna, sesi pendohen për shkak të lëshimit të disa veprimeve të bamirësisë ndaj tyre.

*****

Një ditë e takova një mikun tim, i cili më tha:

“Pasha Zotin, njeriu dikur mbetët vetëm, shtëpia pa ta është e zbrazur, dhe më bie ndër mend, se si kam mund të bëja shumë më tepër për ta, derisa ishin gjallë.”

Megjithatë, nuk është humbur gjithçka, ekziston një recetë dhe një mënyrë, që e gjithë bamirësia, e cila nuk është bërë ndaj tyre të zëvendësohet.

Si bëhet kjo?

Me lutje, vazhdimisht lutuni për ta, që Allahu t’i mëshirojë dhe t’i falë ata,

Me sadakë, ndajni për shpirtin e tyre sadakë (lëmoshë),

Me kurban, therni kurban për shpirtin e tyre,

Me haxhillëk, kryeni ose paguani që të kryhet haxhi për ta.

Të gjitha këto gjëra, nëse i veproni, mund t’i zëvendësojnë momentet e humbura të bamirësisë ndaj prindërve të vdekur, për të cilat mendoni se keni mund t’i bëni, por nuk i keni bërë.

Shkruan: Saudin Cokoja; Akos.ba

Përkthim: Miftar Ajdini