Kur ishe (1) njëvjeçar, ajo të ushqente dhe të pastronte, kurse ti e “falënderoje” me të qarë gjatë natës.
Kur ishe (2) dyvjeçar, ajo të ushtroi të ecësh, kurse ti e “falënderoje” me ikje kur ajo të kërkonte.
Kur ishe (3) trevjeçar, ajo të përgatiste ushqim të shijshëm, kurse ti e “falënderoje” me hedhjen e enëve në tokë.
Kur ishe (4) katërvjeçar, ajo ta jepte lapsin të mësosh vizatimin, kurse ti e “falënderoje” me ngjyrosjen e mureve.
Kur ishe (5) pesëvjeçar, ajo t’i vishte rrobat më të bukura për festën e bajramit, kurse ti e “falënderoje” me përlyerjen e tyre.
Kur ishe (6) gjashtëvjeçar, ajo të regjistroi në shkollë, kurse ti e “falënderoje” me britmë se ‘unë nuk dua të shkoj në shkollë’.
Kur ishe (10) dhjetëvjeçar, ajo të priste nga shkolla që ta përqafosh, kurse ti e “falënderoje” duke hyrë me shpejtësi të madhe në dhomën tënde.
Kur ishe (15) pesëmbëdhjetëvjeçar, ajo qante nga gëzimi për suksesin tënd në shkollë, kurse ti e “falënderoje” duke i kërkuar dhuratë për korrjen e atij suksesi.
Kur ishe (20) njëzetvjeçar, ajo shpresonte ta shoqërosh në vizitën e farefisit, kurse ti e “falënderoje” me ndejën tënde me shokë.
Kur ishe (25) njëzet e pesë vjeçar, ajo të ndihmoi në financimin e martesës tënde, kurse ti e “falënderoje” duke u larguar sa më larg me banim nga ajo, së bashku me gruan tënde.
Kur ishe (30) tridhjetëvjeçar, ajo të këshilloi me disa porosi rreth fëmijëve, kurse ti e “falënderoje” me fjalët, mos ndërhyn në çështjet e mia private.
Kur ishe (35) tridhjetë e pesë vjeçar, ajo të lajmëronte të shkosh tek ajo dhe të drekoni së bashku, kurse ti e “falënderoje” me fjalën tënde, jam i zanë këto ditë.
Kur ishe (40) dyzetvjeçar, ajo të lajmëroi se është e sëmurë dhe ka nevojë për përkujdesjen tënde, kurse ti e “falënderoje” me fjalët, ka mundësi të infektohem nga sëmundja jote.
Sot ti, pa marrë parasysh sa vjeç je, pyete veten: Si e falënderove nënën tënde!!
Nëse nënën tënde e ke gjallë dhe afër teje, mos i lejo vetes të ikë kjo shanse e artë që ta respektosh, mos e harro dashurinë e saj dhe vepro për hir të arritjes së asaj dashurie, ngase ti, nuk ke në këtë dynja përveç se një nënë.
Kur ajo të ndërron jetë .. a do të bëjë dobi pendimi yt, për ato fjalë dhe vepra që e zemëronin atë… Atëherë do të mbetesh i vetëm, pa nënë!
***** ***** *****
O Zoti ynë, dhuroju prindërve tanë, begatinë, mëshirën dhe furnizimin Tënd.
O Zoti ynë, jepu atyre shëndet të mirë në mënyrë që të jetojnë sa më rehatshëm, dhe jepu përfundimin e jetës me faljen Tënde, ashtu që mos t’i dëmtojnë mëkatet e tyre.
O Zoti ynë, të lutemi për mëshirën Tënde, o më i Mëshirshmi, që vendi i tyre i vetëm të jetë xheneti!
O Zoti ynë, mos ju lë atyre asnjë mëkat pa ju falur, dhe asnjë brengë pa ju larguar, dhe asnjë nevojë prej nevojave të kësaj bote me të cilën Ti je i kënaqur pa ju plotësuar!
O Zoti ynë, mos i bëj të varur prej askujt tjetër, pos Teje.
O Zoti ynë, gëzoji sytë e tyre me ne dhe me atë që ata do të dëshironin tek ne.
O Zoti ynë, bëje që ata kohën e tyre ta shpenzojnë duke të madhëruar Ty, dhe gëzoji ata me devotshmëri.
O Zoti ynë, bëri ata që të jenë të strehuar me sigurinë dhe bamirësinë Tënde.
O Zoti ynë, furnizoji ata me një jetë dinjitoze, me furnizim të mirë dhe me vepra të mira, ndërsa largoji nga ajo që i afron te zjarri prej fjalëve dhe veprave.
O Zoti ynë, shtoju furnizimin e tyre, kur të moshohen dhe kur të dobësohen.
O Zoti ynë, fali të gjitha mëkatet e tyre, dhe mbroj nga mëkatet, në vitet e mbetura të tyre.
O Zoti ynë, furnizoji ata me vepra të sinqerta e të pastra me të cilat do të jesh i kënaqur.
O Zoti ynë, pranoje pendimin e tyre dhe lutjet e tyre.
O Zoti ynë, të lutemi që t’i mbrosh ata nga pleqëria e vështirë, o Zoti ynë, bëje që fundi i tyre të jetë me vepra të mira.
O Zoti ynë, na ndihmo neve në bamirësi ndaj tyre, derisa Ti të jesh i kënaqur, e pastaj edhe ata.
O Zoti ynë, na ndihmo neve tu bëjmë bamirësi atyre kur ta mbërrijnë pleqërinë.
O Zoti ynë, bëri ata të kënaqur me neve, dhe mos i vdis derisa ata të jenë të kënaqur me ne.
O Zoti ynë, na bëj neve që tu shërbejmë atyre ashtu siç e meritojnë.
O Zoti ynë, na bëj që të jemi të dëgjueshëm ndaj atyre, që të bëjmë vepra të mira duke e kërkuar kënaqësinë e tyre dhe kërkojmë ndihmën Tënde të na mbrosh nga pakënaqësia e tyre.
O Zoti ynë, na furnizo neve me kënaqësinë e tyre dhe na ruaj nga pa dëgjueshmëria ndaj tyre.
Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, mbi sahabët fisnikë dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e gjykimit.
O Zoti ynë, të lutemi na jep të mirat që prej Teje i ka kërkuar Muhamedi a.s., dhe kërkojmë mbrojtje nga e keqja, prej të cilës ka kërkuar mbrojte te Ti Muhamedi a.s. Amin!
Përkthim: Miftar Ajdini