Kundërshtarët e Mevludit e kanë një problem, ata mendojnë se Mevludi adhurohet. Jo, ai nuk adhurohet, porse ndihmon në përkushtimin dhe adhurimin e një Zoti të vetëm, shton dashurinë dhe rrit respektin ndaj Pejgamberit të fundit, Muhammedit a.s., si dhe unifikon ndjenjat vëllazërore të muslimanëve. Fundja, unë asnjëherë nuk kam dëgjuar që gjatë këndimeve të Mevludeve të ketë pasur zënka, fesate dhe të rrahura.
Mevludi tek ne shqiptarët ka luajtur rolin e një organizimi humanitar, social, atdhetar e fetar. Atyre që iu pengon atdheu, iu pengon edhe Mevludi, sikur që iu pengon edhe atyre që janë kundër fesë.
Nga Mevludi u shqetësuan ata që patën frikë nga karakteri social dhe revolucionar i tij. Ideologji, grupe fetare dhe qarqe politike u shqetësuan në lidhje me stabilitetin dhe mirëqenien e tyre.
Hfz. Mehas Alija
(Islampress.ch)