“Jemi komunitet fetar që kryejmë funksionin e “detektivit”

397

Jemi pothuajse i vetmi komunitet fetar në botë që kryejmë funksionin e “detektivit”!

Disa muslimanë nuk janë të interesuar për asgjë veçse të përcjellin tjetrin; a kryen ndonjë adhurim apo jo, si e kryen, çfarë vepron, nëse gruaja është e mbuluar apo jo, nëse është e mbuluar, atëherë shikojnë se si e ka mbështjellë shaminë e saj, nëse është kështu apo ashtu.” “ose “gabim”…

ata nuk i kushtojnë rëndësi njerzillëkut, humanizmit, ndershmërisë dhe drejtësisë së një personi, por vetëm pamjes së jashtme.

Lëri njerëzit të qetë, nuk je pronar apo zotëri i askujt! Allahu e paralajmëroi Profetin e tij Muhamedin a.s, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, si vijon: لَسْتَ عَلَيْهِمْ بِمُصَيْطِرٍ

“Ti nuk ke fuqi mbi ta” (Gashije, 22).

وَمَا جَعَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًاۖ وَمَا أَنتَ عَلَيْهِم بِوَكِيلٍ

“Ne nuk të kemi bërë ty kujdestar të tyre, as ti nuk je kujdestar i tyre.” (En’am, 107).

Njerëz, kujdesuni për punën tuaj, mos jini “vëzhgues” i të tjerëve!

Benjamin Idriz