Urime të gjithë muslimanëve vitin e ri …

820

I urojmë të gjithë muslimanët me rastin e Vitit të Ri, për vendimin e tyre të fortë se nuk do ta shënojnë “natën më të çmendur” të vitit.

I urojmë të gjitha vajzat e reja dhe djemtë e ri, të cilët mendojnë për këtë natë (natën e mundimeve dhe dhimbjeve të kokës) dhe pastaj vendosin që mos tu përgjigjen ftesave të miqve të tyre për ta festuar këtë natë.

I përgëzojmë ata që do t’i refuzojnë tentimet për t’i bindur, në të cilat thuhet se do të argëtohen mirë nëse tërë natën e kalojnë duke ulëritur, pa e ditur as vetë pse, ose të paktën për shkak të kujt të gjithë ulërijnë.

I përgëzojmë të gjithë ata prindër, të cilët fëmijët e tyre nuk i lejojnë që në këtë natë “të ulërijnë” dhe të cilët qëndrojnë në shtëpi duke i ruajtur traditat e tyre të fesë islame.

Si mos ta dënojmë “natën më të çmendur“, që çdo herë na dhemb koka kur dëgjojmë për pasojat e saj, si për ata që në të kanë ulëritur, ashtu edhe për problemet që i shkaktojnë në mjedisin e tyre.

Në këtë natë, siç thonë ata, çdo gjë është e lejuar: trembja e foshnjave duke ndezur fishekzjarre në mesnatë e deri në agim, kërcimi dhe vallëzimi deri në lodhje, pasiqë pleqtë që jetojnë një kat më poshtë në këtë natë nuk kanë të drejtë të thërrasin për ndihmë, sepse do t’ua prishnin lumturinë e madhe dhe ulërimën këtyre të rinjve “të lumtur“.

Sikur të gjithë ata që me padurim po e presin këtë natë, të paktën për një moment të ndalen dhe të mendojnë për këtë natë, e të pyesin se çka ka kjo natë të përbashkët me ne, muslimanët, çfarë lidhje ka me neve personazhi kryesor i asaj nate, i cili gjithmonë është i qeshur dhe i cili fëmijëve ju jep dhurata të cilat i kanë paguar prindërit e tyre ?! Sikur të…

Ky personazhi kryesor dhe i preferuar i aventurave të Vitit të Ri është Babadimri, ai plaku me mjekër të bardhë i veshur me të kuqe, për të cilin në Wikipedia thuhet:

“Origjina e kësaj figure është nga fetë e vjetra gjermane dhe popujt slloven. Me kristianizimin e këtyre popujve, besimet e tyre u kombinuan me personazhin e peshkopit Nikolla… “, i cili për disa ditë do t’i „gëzojë“ fëmijët muslimanë, me dhuratat e tij të bukura dhe do t’u jep shpresë se ende ka njerëz shpirtmirë.

Kur e dimë se me vitin e ri sipas kalendarit gregorian shënohet lindja e Jezuit (Isait a.s.), data e lindjes e të cilit është sigurisht e pasaktë, sepse deri më tani nuk është vërtetuar. Nëse sadopak mendojmë rreth kësaj, do ta kuptojmë se festimi dhe shënimi i Vitit të Ri është i lidhur ngushtë me krishterimin dhe trajtohet si festë fetare, pikërisht për faktin se aty shfaqet Shën Nikolla, dhe për shkak të vetë ritualit të pritjes së tij në mesnatë. Kjo te muslimanët paraqet ndryshimin nga një datë në tjetrën, sepse është traditë e jona që dita e nesërme të fillojë me hyrjen e kohës së namazit të akshamit, siç ndodh me ardhjen e muajit ramazan, kur në natën e parë e falim namazin e teravisë, edhe pse ende nuk kemi agjëruar.

Islami rreptësishtë e ndalon imitimin e të krishterëve dhe hebrenjve në besimet e tyre fetare dhe të shënimin e festave të tyre, siç thotë Allahu i Plotfuqishëm në Kuran:

“As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, për deri sa të mos pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm drejtimi i Allahut është i drejtë!” E, në qoftë se pas asaj diturie që të ka zbritur ty, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë prej dënimit të Allahut ti nuk do të kishe kurrfarë mbrojtësi as kurrfarë ndihmëtari.”(el-Bekare, 120)

Me rastin e shënimit të festave të krishtera, dijetari i njohur hfz. Dhehebiu, atyre që janë arsyetuar se këtë kinse po e bëjnë për shkak të grave dhe fëmijëve, për t’i kënaqur ata, u është përgjigjur: „Situata më e keqe e njerëzve është tek ata të cilët familjen dhe fëmijët ia ekspozojnë zemërimit të Allahut.“

Gjithashtu, imam Dhehebiu, e thekson transmetimin nga Abdullah b. Amri r.a. se ka thënë:

“Kushdo që në ditët e festave të krishtera i dekoron shtëpitë dhe rrugët dhe kushdo që i imiton ata në të, dhe pastaj i vjen vdekja dhe e gjen pa u penduar për këtë, do të ringjallet me ta në Ditën e Gjykimit.”(Transmeton Imam Bejhekiu)

Ne muslimanët i kemi ditët në të cilat gëzohemi dhe festojmë ashtu siç i ka hije njeriut të mençur, të zgjuar dhe të arsyeshëm, ne i kemi festat tona, dy bajramet, të cilët janë të mjaftueshëm, andaj hiqni dorë nga “nata e çmendur“, që të mos ju çmend krejtësisht!

I lutemi Allahun, që të gjithëve t’u japë forcë dhe arsye për ta parë të vërtetën si të vërtetë dhe ta ndjekin, kurse edhe të pavërtetën ta shohin ashtu çfarë është dhe të largohen prej saj! Amin!

//Hfz. Almir Kapiq,

Përshtati: Miftar Ajdini