E kishin pyetur një beduin të devotshëm: A nuk mërzitesh duke qëndruar vetëm?
Ai u përgjigj: Aspak, sepse kam shumë punë: duhet të stërvis dy skifterë, dy shqiponja, të qetësojë dy lepuj, të stërvis gjarprin, të motivojë gomarin dhe të zbus luanin.
– Por, ne nuk shohim asnjë kafshë përreth teje. Ku janë ato?
– Ne i mbajmë brenda vetes ato, u përgjigj plaku i urtë.
Dy skifterët hedhin veten drejtë gjithçkaje që shohin, e mirë apo e keqe, e dobishme apo e dëmshme. Duhet ti mësojë të dallojnë të mirën nga e keqja. Këto janë SYTË e mi.
Dy shqiponjat dëmtojnë gjithçka që prekin me kthetrat e tyre. Duhet ti mësojë të shërbejnë dhe të ndihmojnë, e jo të dëmtojnë. Ato janë DUART e mia
Lepujt gjithmonë kërcejnë para-mbas duke u fshehur nga frika. Duhet ti qetësojë dhe ti mësojë të përballen me situatat e vështira, e jo tu ikin pengesave. Këto janë KËMBËT e mia.
Gjarpri është më i vështirë për ta stërvitur. Edhe pse i mbyllur në një kafaz të ngushtë, gjithmonë i gatshëm të sulmojë dhe helmojë dikë. Duhet ta disiplinojë. Ajo është GJUHA ime.
Gomari siç e dini është shumë kokëfortë, dembel dhe nuk dëshiron të bëj punën e tij, duhet ta motivojë. Ky është trupi im.
Dhe më në fund duhet të zbus luanin i cili dëshiron të jetë mbret dhe të sundojë me gjithë. Ai është krenar dhe mendon se e gjithë bota duhet të rrotullohet rreth tij. Kj është EGOJA ime.
Siç e shihni kam shumë punë për të bërë….!
Përktheu Arsim Dauti
Islampress