E lexojmë Kur’anin me texhvid, por a e lexojmë edhe me tedebbur?

115

E mësojmë texhvidin e Kur’anit, por a e mësojmë edhe tedebburin e tij?

Çfarë është në të vërtetë „Et-Tedebbur“?

Tedebbur është leximi apo studimi i kujdesshëm i ajeteve të Kur’anit, reflektimi mbi to, ndërlidhja e tyre me ajetet e tjera, duke vështruar synimet përfundimtare të gjërave (edbaru-l-umur). Kur’ani fisnik nxit dhe inkurajon përdorimin e arsyes dhe flet për ata që shikojnë (jubsirun), për ata që logjikojnë (ja’kilun), për ata që mendojnë (jetefekkerun) dhe për ata që reflektojnë dhe studiojnë (jetedebberun).

Kuptimi i tedebburit është gati se i ngjashëm me tefekkurin, vetëm se me tedebbur nënkutohet veprimi i reflektuar, reflektim mbi rezultatin përfundimtar, marrjen e mësimit dhe harmonizimin e veprimeve në përputhje me reflektimin.

Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë: “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin?” (Muhammed, 24)

“A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (Nisa, 82).

Kur’ani nuk është vetëm lexim, texhvid, por edhe tedebbur. Ai është drita e besimit, mendimit dhe veprimit tonë.

Ai është kelamullah, fjala e Allahut dhe kibleja e udhëzimit tonë.

Hfz. Mehas Alija

Islampress