Shikoni se si Erdogan pyet anëtarët e Këshillit të Sigurimit për kufijtë e Izraelit

1044

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), potencoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të reformohet menjëherë në përputhje me drejtësinë.

Erdoğan u shpreh se fati i njerëzimit nuk mund të lihet në duart e vetëm disa vendeve.

Ai foli edhe për çështjen e Palestinës, duke theksuar se, “Padrejtësia në Palestinë mbizotëron. Pamjet e grave të pafajshme duke u vrarë mizorisht në rrugë nga Izraeli duhet të zgjojnë ndërgjegjen”.

Ai me vete ne foltore kishte marre edhe një harte ndryshe, info-grafikë ku tregoi se si ky shtet që nga viti 1946 ka pushtuar ilegalisht dhe në mënyrë të dhunshëm tokat e Palestinës.

Duke i bërë thirrje botës për tu vënë në veprim kundër Izraelit, Presidenti Erdogan tha: “I bëj thirrje gjithë botës islame, botës krishtere, të gjithë shteteve demokratike dhe liberale, institucioneve, shoqërive civile dhe mediave që të mobilizohen kundër dhunës Izraelite”.