1. Me diturinë e tyre nuk dëshirojnë interesat materiale të dynjasë.
2. Fjalët e tyre nuk bien ndesh me veprat e tyre.
3. Merren me dituri praktike, duke u larguar nga hipotezat, diskutimet dhe polemizimet.
4. Janë të thjeshtë dhe modest si në veshmbathje, ushqim dhe standard.
5. Distancohen nga pushteti dhe pozita.
6. Largohen nga dhënia e fetvave.
7. Preferojnë njohjen e brendshme – vrojtimin e zemrës. Luftimi i vetvetes rezulton me kontemplacion.
8. Janë të fuqishëm dhe stabilë në besim – jekin.
9. Kanë qëndrim karakteristik si në ecje, veshmbathje, të folur, në heshtje dhe seriozitet si dhe kanë frikë Allahun.
10. Studiojnë gjërat nga dituria praktike (ilmi el-a‘mal).
11. Bazohen në qëndrimin e diturisë personale dhe ruhen nga imitimi (taklid).
12. Janë tejet të vëmendshëm ndaj risive dhe i përmbahen fuqishëm jetës së sahabëve dhe praktikës së tyre.
(Islampress.ch)