Ju bëheni ngadhënjyes kur filloni plagët t’i ktheni në burim fuqie!

1272

Ngadhënjyes bëhesh kur fillon plagët t’i kthesh në burim fuqie, kur e kupton se vetë-keqardhja pas lëndimit nuk vlen aspak.

Çfarë vlere ka futja në vrimën e miut dhe të mendoni e fokusoheni rreth lëndimit, duke e zgjeruar hapësirën e lëndimit dhe duke e zvogëluar fuqinë tuaj. Çfarë vlen t’ia marrim vetes fuqinë emocionale për ta rinisur një tentativë tjetër dhe ta pranoni qëndrimin dhe fatin e humbësit si  një konstatim i pandryshueshëm në jetën tuaj?!

Ngadhënjyes bëhesh atëherë kur plagët i shndërron në burim fuqie, kur e kupton se ti e përzgjedh atë që dëshiron ta fitosh nga jeta jote. Kuptohet që është rëndë ndërsa plagët janë të freskëta, por ato  nuk janë të freskëta me muaj e vite. Tanimë mund të gjendesh në një vend të shkëlqyeshëm dhe ta shijosh jetën e merituar dhe jo gjithmonë të rikthehemi në të kaluarën, të mendojmë rreth hakmarrjes…

Kthimi në të kaluarën i lëndon njerëzit më tepër dhe jo çasti i marrjes së goditjes, sepse çasti i goditjes ndodh vetëm një herë, ndërsa disa pandërprerë rikthehen në vendin e lëndimit. Kjo përvojë do të ndihmojë që të vendosësh se për cilët njerëz ka apo nuk ka vend në jetën tuaj. Tanimë nuk ekzistojnë më shumë enigma, sepse do të bëhet e qartë, e di kë e ke mik dhe kush pretendon të jetë i tillë.

Ngadhënjyes bëhesh kur plagët i shndërron në burim energjie, kur i anashkalon gjërat që mund të injorohen dhe të fokusohesh në gjërat e rëndësishme.. Ngadhënjyes bëhesh kur i ndërron rregullat e lojës dhe i vendos parimet tuaja, dhe jo ato që t’i imponon dikush. Ngadhënjyes bëhesh kur fillon t’i marrësh në duart tuaja vendimet duke mos u lejuar lëndimeve të menaxhojnë me ty, sepse është bërë përvoja juaj më e vlefshme në jetë.

Autor: Mario Zhuvela
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Islampress.ch.]