Porosia e rëndësishme e kryeministrit të Malajzisë Mehatir Muhamed për shoqëritë e sotme myslimane

891

Ka ardhur koha që t`i dëbojmë juristët fetar( fukahatë) dhe tregtarët e fesë nga fjalori i ynë i jetës së përditshme.
Njeriu i kyç i zhvillimit shoqëror ekonomik dhe politik në shtetin e Malajzisë Mehatir bin Muhamed , në kuadër të motos së tij ”Beteja ime e fundit” ka ndarë disa porosi të vlefshme për zhvillimin e shoqërive njerëzore, e sidomos për shoqëritë me shumicë myslimane.
Ai thotë se, është shumë e nevojshme që përpjekjet dhe energjitë të drejtohen në skedarët e vërtetë siç është; varfëria, papunësia, uria dhe injoranca. Preokupimi me ideologji dhe në anën tjetër përpjekja për të mbizotëruar në mesin e shoqërisë përmes imponimit të axhendave dhe vullneteve kulturore dhe intelektuale mbi të, do të çojë vetëm në më shumë bllokime dhe konflikte.
Njerëzit që kanë uri dhe varfëri, atyre nuk mund t’u kërkohet që të ndërtojnë vetëdije dhe të përhapin kulturë. Ne myslimanët kemi kaluar kohë dhe përpjekje të mëdha në mundjen e mullinjve të erës, duke u përfshirë në beteja historike siç është konflikti suni-shiit si dhe betejat e tjera antike.Ne në Malajzi, jemi një vend me shumë etni, fe dhe kultura të ndryshme. Kur ishim në luftë civile e patëm goditur thellësisht sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tonë..! Gjatë këtyre trazirave, ne nuk mund të vendosnim asnjë tullë mbi motrën e saj. Zhvillimi në shoqëritë njerëzore mund të ndodhë vetëm nëse mbretëron paqja dhe siguria.
Prandaj, ne duhej të hynim në një dialog të hapur me të gjithë përbërësit kombëtar, pa përjashtim, dhe të biem dakord e të bëjmë lëshime të ndërsjella nga të gjithë, në mënyrë që të arrijmë e të vendosim stabilitetin dhe zhvillimin në vendin tonë. Ne kemi arritur ta bëjmë këtë duke miratuar planin e vitit 2020 për të ndërtuar një Malajzi të re, dhe vetëm në këtë mënyrë ecëm përpara duke e shndërruar Malajzinë në një vend të madh industrial, të aftë për të garuar në tregun global, falë bashkëjetesës dhe tolerancës. Udhëheqja e shoqërive myslimane dhe lëvizjet konstruktive, nuk duhet t’i nënshtrohen sundimit të fetvave të nxjerr nga ane e studiuesve dhe predikuesve fetar.
Shoqëritë myslimane, kur u nënshtruan disa fetareve dhe perceptimeve të jurisprudencës fetare, të cilat ishin dhe janë në kundërshtim me lëvizjen për përparimin e historisë, kanë pësuar prapambetje dhe injorancë. Shumë juristë fetar i ndaluan njerëzit të përdorin televizion dhe radio, çiklizëm, pije kafeje dhe madje edhe të i kriminalizojnë përvojat e Abbas Ibn Firnas për fluturim.
Fjalët e shumë juristëve se, “Leximi vetëm i Kuranit është i mjaftueshëm për të arritur përparimin shoqëror dhe ekonomik, kanë ndikuar negativisht në shoqëritë myslimane „!
Me këtë porosi, myslimanët kanë zvogëluar proporcionet e studiuesve në fizikë, kimi, inxhinieri dhe mjekësi.
Kështu, Mahathir theksoi se lëvizja e shoqërisë duhet të jetë e guximshme dhe e fuqishme, dhe të gjithë duhet të kuptojnë se fetvatë dhe mendimet e elitave fetare nuk janë fe.
Ne( si mysliman) e shenjtërojmë tekstin e Kur’anit, por është gabim të shenjtërojmë thëniet e komentuesve dhe t’i konsiderojmë ato gjithashtu një fe të detyrimit.
Zoti nuk i ndihmon ata që nuk ndihmojnë veten e tyre! ” Ne, myslimanët, jemi ndarë në grupe, sekte dhe përçarje, duke vrarë njëri-tjetrin në gjak të ftohtë, kështu që energjia jonë është tretur për shkak të një kulture hakmarrjeje që fanatikët janë të pirur të përhapen në të gjithë shoqërinë e përgjithshme myslimane me të gjitha mjetet dhe me një entuziazëm të madh, dhe pastaj pas gjithë kësaj, i kërkojmë Zotit të na mëshirojë dhe të bëj që paqja dhe stabiliteti të vendosen në tokën tonë .. !!!!!
Kjo është një fantazi, duke pasur parasysh ligjet e Zotit në natyrë të cilave i nënshtrohen të gjithë njerëzit dhe shoqëritë pa dallim. Pra, ne duhet të ndihmojmë veten së pari, për të kaluar kështu dhimbjen e së kaluarës dhe për të marrë anët e së ardhmes.
Ne këtu në Malajzi, kemi vendosur të shikojmë nga e ardhmja, me pjesëmarrjen e të gjithë përbërësve etnikë, fetarë dhe kulturorë, pa i kushtuar vëmendje të përhershëm vuajtjeve dhe betejave të së kaluarës.
Ne jemi bijtë e të sotmes, dhe bijtë e një Malajzie të bashkuar. Ne jetojmë nën një çati, dhe të gjithë kemi të drejtë të shijojmë të mirën e këtij vendi .. !!!

Shkëputur nga mesazhi i Presidenti i Malajzisë Mahathir Mohamad, me titullin: “Beteja ime e fundit”!.
Nga arabishtja shqipëroj Xhabir Hamiti