Muhamedi (savs) ka thënë: “Xhibrili (a.s.) vazhdimisht më këshillonte që të kem kujdes me fqinjët, sa që mendova se,edhe do të vinte urdhër që fqinji mund ta trashëgojnë fqinjin.”
Pejgamberi (savs), gjithashtu, tha këtë:“Njeriu nuk e ka besimin e duhur derisa fqinji i tij të jetë i sigurt se ai nuk do t’i shkaktojë atij ndonjë dëm.”
Këta dy hadithe tregojnë në mënyrë të përsosur qëndrimin e Islamit ndaj fqinjëve. Megjithëse ata nuk kanë nevojë për ndonjë interpretim tjetër, ne do t’i rendisim disa detyra të veçanta ndaj fqinjëve, të cilat duhet t’i përmbushëçdo musliman:
– Muslimani i vërtetë nuk duhet të shkojë në gjumë, nëse e di që fqinji i tij është i uritur;
– Duhet rreptësisht të kujdeset që mos ta ofendojë ose sulmojë fqinjin;
– Ai duhet ta gostisë dhe t’i japë atë që ka;
– Nuk duhet as të shikojë në shtëpinë e fqinjit pa lejen e tij;
– Nuk duhet t’ië prishë muret e shtëpisë së tij, të hedhë mbeturina në kopshtin ose oborrin e fqinjit;
– Duhet të kujdeset për fëmijët e fqinjit të tij, madje edhe t’i pastrojë ata nëse janë përlyer;
– Ai duhet ta takojë fqinjin e tij me fytyrë të gëzuar dhe të buzëqeshur;
– Në rast nevoje duhet t’i huazojë para, vegla, etj;
– Duhet të flasë me të në raste të telasheve ose pikëllimit;
– Duhet ta ruajë shtëpinë e fqinjit të tij në kohën kur ai mungon;
– Nëse e shet shtëpinë, së pari duhet t’ia ofrojë fqinjit;
– Nuk duhet t’ia shesë shtëpinë e tij një të huaji pa pëlqimin e fqinjit;
– Duhet ta lejojë fqinjin të përdorë ujin e tij;
– Duhet të vuajë dhe të durojë nga fqinjiedhe atë që nuk do të bënte nga një tjetër;
– Duhet ta trajtojë fqinjin ashtu siç dëshiron të trajtohet vetë;
– Duhet të shkojë në varrimin e fqinjit.
Këto janë vetëm disa nga shënimet, disa nga detyrat që i hasim në baza ditore. Kuptohet që ka ende shumë nga këto detyra.
Një proverb i ynë i vjetër thotë:“Për fqinjin duhet të kujdesemi më shumë sesa për vëllain.”
Autor: Derviš Spahić
Përkthim: Miftar Ajdini