Thënie rreth mirësisë dhe dashurisë

1915

Kur hasni diçka të mirë, shpërndani atë me të tjerët. Në këtë mënyrë ajo përhapet edhe në këndet më të largëta të botës.

“Kush dëshiron të sjellë ngrohtësi në botë, duhet të mbajë zjarr brenda vetes. Kush dëshiron t’i ndihmojë njerëzit, duhet të jetë i mbushur me dashuri. Kush dëshiron të krijojë paqe në tokë duhet ta gjejë paqen në zemrën e tij.” Stephen Face

“Me siguri, të gjithëve u është dhënë mundësia të ndezin drita të vogla. Një lëvizje e thjeshtë e duarve, një buzëqeshje, një vështrim, një fjalë, një mendim dhe vetë prania e juaj, mund të ndezin drita të vogla.” Anne Morrow Linderberg

“Ndiqni veprat e mira, jo fjalët e bukura.” Albert Einstein

“Sa më i mençur dhe më i mirë të jetë njeriu, aq më shumë të mira ai vëren tek njerëzit.” Proverb latin

“Madje edhe vepra më e vogël e mirë është më e mirë se qëllimi më sublim.” autor i panjohur

“Mirësia në fjalë krijon besim. Mirësia në mendje krijon thellësi. Mirësia në dhurim krijon dashuri.” Duguet

“Kush dëshiron të bëjë keq, gjithmonë gjen ndonjë arsye.” Lao Tse

“Njerëzit e këqij mendojnë se ju bëjnë mirë, duke mos ju dëmtuar.” Publius Sirus

“Nëse bëni mirë, mos prisni që gurët të largohen nga rruga e juaj, por prisni që të ketë edhe më shumë.” Ezopi

“Arrini atë që dëshironi duke i ndihmuar të tjerët ta arrijnë atë që duan.” autor i panjohur

“Nëse nuk keni mundësi të digjeni dhe ta shpërndani dritën, të paktën mos e bllokoni atë. Kush dëshiron të japë dritë, duhet ta përballojë djegien.” Phil Bosmans

“E di që nuk do ta shpëtoj botën, madje as ato që i njoh, por sidoqoftë duhet t’ia filloj.” Viktor Frankl

“Dora që jep është gjithmonë mbi dorën që merr!” Gonxhe Bojaxhiu

“Nëse keni shumë, jepni nga pasuria juaj; nëse keni pak, jepni nga zemra juaj.” Proverb kinez

“Asnjëherë nuk është vonë për t’u bërë të mirë.” Proverb francez

“Gjithçka do të kalojë përveç të mirave që keni bërë.” Fjalë e urtë arabe

“Përpos koronës, ta kurojmë edhe shpirtin; pasi që shpirti i shëndoshë, ndikon edhe në shëndetin e trupor.” Husejn Čajlaković

Përshtati: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]